Teqeja Harabati Baba është një institucion i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike e cila gjendet në qytetin e TetovësMaqedoninë e Veriut.[1]

Teqja e Baba Harabatit
Majta
Shtëpia tradicionale shqiptare

HistorikuRedakto

Historiku i Teqes së Baba Harabatit është shumë e vjetër diku tej 400 vite më parë. Ajo nisi të ndërtohej rreth vitit 1538, nga ana e Sersem Ali Dedei.[2] Ndërtimi i saj zgjati dhjetë vjet dhe përfundoi në vitin 1548. Në këtë teqe ka jetuar dhe ka vepruar misionari bektashian Sersem Ali Dedei.

PërshkrimiRedakto

Teqeja Harabati Baba është një teqe komplekse, me arkitekturë madhështore dhe mbresëlënëse, dhe përbën një margaritar të arkitekturës Shqiptare dhe ballkanike të ndërtimeve të kultit Islam. Ajo përbëhet nga një varg objektesh si kryesore ashtu edhe aso përcjellëse, siq janë: faltorja, shtëpia ose konaku veror, selamllëku (dhoma e pritjes), biblioteka, qoshku veror dhe shatërvani i teqesë, shtëpia dimërore me objekte tjera, faltorja e vogël, mauzoleu (godinë e mbuluar me varre të udhërrefyesve të teqesë), kuzhina e vogël, kulla e Fatimesë (bija e Rexhep Pashës) ,varri i Baba Mehmet Harabatit rrethuar me shufra hekuri, restoranti, furra, hambarët, çezma, varrezat, kulla e rojeve mbi hyrjen kryesore.

Teqeja ka katër porta në të cilat ka shkrime dhe figurina të gdhendura, të cilat simbolizojnë elemente nga doktrina bektashiane. Objektet të cilat përbëjnë kompleksin madhështor të saj, janë integruar në një tërësi unike dhe me veçoritë e veta plotsëojnë njëri tjetrin. Harmonia në kompozimin e detajeve dhe shumë cilësi të tjera, i japin vlera të veçanta artistike.

Faltorja e Teqes apo xhamia funksionon dhe falen pesë kohët e namazit kurse Teqja shërben për vizitor që janë të shumtë (veçëanërisht Turqia, Shqipëria). Nëse ju një ditë do të vizitoni Harabatin e Baba Teqes do të gjeni shumë monumente të vjetra dhe shumë të bukura të cilat kan historin e posaçshme.[3]

Shih edheRedakto

GaleriaRedakto

Referime dhe shënimeRedakto

  1. ^ Shih faqen në gjuhën angleze:Arabati Baba Teke
  2. ^ Kompleksi i Teqes Arabati Baba, Komuna e Tetovës[lidhje e vdekur] 6.07.2016
  3. ^ Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 2683