Teqja e Madhe, Elbasan
Teqja e Madhe e tarikatit Bektashi në Elbasan, u hap më 1803 nga Xhefai Ibrahim Babai dhe Fakri Mustafa Babai.
Përcjellet se Fakriu rridhte nga fisi Timuri, i cili sot quhet Hajrullau, ndërsa Xhefa nga fisi i Haskajve. Xhefai Ibrahimi ka qenë dervish i Qemaledin Shemin Ibrahim Babait të Fushë Krujës. Teqen e kanë drejtuar anëtarë nga familje elbasanllie si Balza, Ekmekçiu dhe sidomos nga familja Dedej. Pesë anëtarë prej së cilës kanë drejtuar e rindërtuar Teqen e Madhe gjatë v. 1874 – 1962.
Në këtë teqe të vendosur në të majtë të rrugës nacionale Elbasan – Korçë në kodrën e bukur të qytetit kanë shërbyer me përkushtim deri në v. 1967 12 baballarë.