Terzinjtë
(Përcjellë nga Terziu)
Terzinjtë ishin zejtarë që merreshin me punimin e veshjeve, kryesisht në qytet dhe më pak në fshat.
Pas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët pësoi ndikime mënyra e veshjes së klasës sunduese dhe e një pjese të qytetarëve. Terzinjtë iu përshtatën kërkesave të reja. Prodhimet e tyre kryesore u bënë mitanet e jelekët, kaporana, dollomaja etj., të përgatitura me cohëra të kushtueshme e të qëndisura me motive artistike vendase. Në shek. XVII-mesi i shek. XIX mjeshtëria e terzinjve arriti lulëzimin e vet me zhvillimin e jetës qytetare. Terzinjtë formuan esnafet e tyre të veçanta. Puna e tyre pati një rol të rëndësishëm në formimin e tipareve kombëtare të veshjeve shqiptare.