Tetanosi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bacili i tetanosit dhe që shkakton spazma muskulore. Në tipin më të zakonshëm, spazmat fillojnë nga nofulla, dhe pastaj përhapen në mënyrë progresive në pjesën tjetër të trupit. Zakonisht spazmat zgjasin disa minuta dhe shfaqen shpesh për tri ose katër javë me radhë.[1] Ato mund të jenë aq të rënda sa të shkaktojnë fraktura të eshtrave.[2] Simptoma tjera mund të jenë: temperatura, djersitja, kokëdhembja, probleme me gëlltitje, tensioni i lartë i gjakut dhe të rrahurat e shpejta të zemrës.[1][2] Simptomat paraqiten zakonisht 3 deri në 21 ditë pas infektimit, dhe mund të duhen muaj të tërë për t'u shëruar. Rreth 10% e të infektuarve vdesin.[1] Kjo sëmundje parandalohet me vaksinim.

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Atkinson, William (maj 2012). Tetanus Epidemiology and Prevention of Vaccine-Preventable Diseases (bot. 12). Public Health Foundation. fq. 291–300. ISBN 9780983263135. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2015. Marrë më 12 shkurt 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Tetanus Symptoms and Complications". cdc.gov. 9 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2015. Marrë më 12 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)