Teuta Ajdini (1963, Shkup) është aktore shqiptare nga Maqedonia e Veriut.[1]

Biografia

Redakto

Teuta lindi në Shkup ku e kreu edhe arsimin fillore dhe të mesëm. Studimet për aktrim i kreu në Fakultetin e Artit Dramatik (1986). Në periudhën 1986-1988 ishte pjesë e ansamblit të Teatrit të Kombësive në Shkup (Drama Shqipe), ndërsa në vitet 1988-1993 punoi në Teatrin Popullor Krahinor në Prishtinë. Më 1993 u rikthye në Teatrin e Kombesive. Luajti një sërë rolesh në shfaqje të ndryshme, ndër të cilat janë: "Shi në Uertomonto", "Sauna, "Varreza e automobilave", "Zhvarrimi i Pjetër Bogdaniť", "Mbreti Lir", "Antigona", "Kishte dy pistoleta me sy të bardhë", "Eshtrat që vijnë vonë", "Edipi mbret", Vdekja dhe virgjëresha", "Shi në plazh", ""Gjenerali i ushtrisë së vdekur "Shtëpi në erë", "Makbethi" etj. Luajti rolin e nuses nẽ filmin "Njeriu prej dheu të Agim Sopit, si dhe në disa filma dhe drama televizive ("Migjeni", "Babai", "Librat e babait"), si dhe në serialin televiziv "Mëhalla jonë". Ajo është nderua me shumë çmime në festivale të ndryshme ne Maqedoni dhe në Kosově: Çmimi per realizim më të mirë artistik në Festivalin e Teatrove të Maqedonisë "Vojdan Çernodrinski" (1988), çmimi për aktoren më të mirë në Festivalin e Teatrit Shqiptar në Dibër (2004), çmimi për aktoren më të mirë në Festivalin "Talia e Plakës" në Gjilan (2013) dhe çmimi për aktoren më të mirë në rol dytěsor në Festivalin Teatror të Ferizajt (2014). Në vitet 1999-2002 punoi si asistente në katedrën e aktrimit me mësim në gjuhën shqipe në Fakultetin e Artit Dramatik në Shkup.[2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Aktorët ia përplasin në fytyrë politikanit". KOHA. 2017-08-27. Marrë më 2024-06-27.
  2. ^ "Teuta Ajdini | Actress". IMDb (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-06-27.
  3. ^ "#29 Arlinda Baftiu invites Teuta Ajdini Jegeni". Europe House (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-06-27.