Teuta Hadri lindi në Gjakovë më 5 tetor 1956. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në vendlindje. Gjatë viteve 1976-1982, ajo ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës. Specializimin në fushën e gjinekologjisë obstetrike e ka kryer në Zagreb më 1990, ndërsa magjistraturën në perinatologji dhe neonatologji nuk arriti ta përfundonte për shkak të kushteve politike, pasi u detyrua ta ndërpresë studimin dhe të kthehej në Kosovë për të punuar si gjinekologe. Vetëm pas luftës, në vitin 2006, ajo e përfundoi magjistraturën e dytë në Shqipëri, me temën “Ekzaminimi i PAP-Testit te kontingjenti i grave me aplikim të IUD-mbi dy vjet”.

Teuta Hadri
Lindi5 tetor 1956
Gjakovë
KombësiaKosovare
ProfesioniGjinekologe, Veprimtare Politike, Autore
TitulliDr. Teuta Hadri

Veprimtaria Politike

Redakto

Teuta Hadri është veprimtare e devotshme politike. Ajo ishte anëtare e organizatës ilegale Organizata e Mbrojtjes së Lirisë së Shqiptarëve në Kosovë (OMLSHK) më 1978, pjesëmarrëse në demonstratat e vitit 1981, dhe u burgos politikisht, duke u dënuar me një vit burg (1985-1986). Ajo ishte anëtare e Këshillit të Partive Politike në Gjakovë (1990); anëtare e Partisë Parlamentare të Kosovës (1996-1998); përfaqësuese për Shëndetësi në Zyrën Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1998 në Prishtinë, si dhe ushtare e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit dhe Karadakut. Në vitin 1998, ajo ishte zëvendësministre e Ministrisë së Shëndetësisë në Qeverinë e Përkoshme të Kosovës (1999); anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK); kryetare e Forumit të Gruas në PDK dhe deputete e zgjedhur në tri mandate për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Veprimtaria Atdhetare

Redakto

Për veprimtarinë e saj atdhetare, ajo është vlerësuar me mirënjohjen kombëtare: ’Urdhëri Adem Jashari’’ për meritat e luftës së UÇK-së (Hadri, 2013).

Librat dhe Publikimet

Redakto

Me poezi ka filluar të merret që në rini. Me rastin e bastisjes së shtëpisë, gjatë arrestimit, një numër poezish, që të mos bien në duar të inspektorëve të sigurimit shtetëror, i janë djegur në zjarr. Ato fillimisht i ka botuar në revistat ilegale Liri dhe Zëri i Kosovës, si: Yje të pashuara, Amanet moj nënë, Shokut tim të burgosur, Shtrije burrë dorën e pajtimit, etj.

Teuta Hadri organizoi Konferencën Shkencore me temën “Veprimtaria e gruas në Lëvizjen Kombëtare për Çlirim” (2010) dhe ishte bashkëredaktore e librit të botuar nga kjo konferencë. Më 2012 ka botuar librin me poezi Heshtja: Poezia ime. Më 2013 ka botuar librin Leksioni i grave në veprimtarinë për çlirim kombëtar (Hadri, 2013).[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Hadri, T (2013). Leksioni i grave në veprimtarinë për çlirim kombëtar (në ISO 639-1). Prishtinë: Shoqata e të burgosurve politike e Kosovës. ISBN 978-9 951-04-076-1.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)