The European Society for History of Law

The European Society for History of Law (Shoqëria Evropiane për Historinë e Ligjit) është një organizatë evropiane e themeluar në vitin 2009 me qendër në Brno (Republika e Çekisë). Shoqëria Evropiane për Historinë e Ligjit krijon platformën për bashkëpunim midis historianëve të ligjit evropian dhe institucioneve që merrem me historinë e ligjit si në botime ashtu dhe në takime. Shoqëria Evropiane për Historinë e Ligjit krijon lidhje jo vetëm mes akademikëve, por bashkëpunon edhe me aktorë të rëndësishëm gjyqësorë (kryesisht Gjykatën Kushtetuese), avokatët e shtetit, avokatët dhe administratën publike që janë të rëndësishëm për shoqatën. Detyra kryesore e Shoqërisë Evropiane për Historinë e Ligjit është të mbështesë kërkimin në fushën e e historisë së ligjit, në të drejtën romake dhe historinë e mendimeve rreth ligjit në vende të ndryshme evropiane. Lista e interesave është e përbërë nga:

  • Sistemet ligjore dhe institutet ligjore
  • Strukturat ligjore
  • Personat e rëndësishëm në historinë e ligjit, shkencat ligjore dhe mendimin juridik
  • Të Drejtën Romake
  • Historinë e mendimit juridik
The European Society for History of Law

Për anëtarët e saj, Shoqëria Evropiane për Historinë e Ligjit organizon konferenca, leksione, seminare, ekskursione dhe takime synimet e të cilave janë për të diskutuar mbi përditësimet e fundit të çështjeve mbi historinë evropiane të ligjit dhe për të prezantuar rezultatet e hulumtimeve të bëra nga historianë të ligjit nga vende evropiane. Numrat e Revistës mbi Historinë Evropiane të së Drejtës të botuara në Anglisht dhe Gjermanisht ndihmojnë Shoqërinë për të arritur qëllimin e përmendur më sipër, duke përdorur këto dy gjuhë “universale”.

Faqja zyrtare Redakto

  • Faqja zyrtare (Gjermanisht, Anglisht, Çekisht, Hebraisht, Rusisht)