Thirrje pa frymë
Thirrje pa frymë poezi, Autore: Enkeleda Pjetri - Rugjo. Botuesi: Toena. Faqet e librit 120.
Poezia “Sinor i syve të tu” e përmbledhjes poetike “Thirrje pa frymë”.
Gjithçka nga sytë,
(për sytë),
te sytë e gjeta.
Në piedestalin mitik,
para tyre,
pa medalje mbeta.
Në prehrin e durimit,
në ecje u mbështeta.