Thjerrëzat përmbledhëse

Redakto

Thjerrëz optike e quajmë mjedisin optik të kufizuar me dy sipërfaqe sferike qe ka indeks te thyerjes te ndryshëm nga rrethi.Zakonisht jane te ndertuara nga qelqi ose kuarci. Bosht optic I thjerrëzës quhen vijat që bashkojnë qendrën e lakueshmerisë Kanë përdorim të madh ne praktikë dhe nuk mund të paramendohet puna e instrumenteve optike pa thjerëza Varesisht nga forma e tyre mund te ndahen ne sferike dhe cilindrike. Thjerrëzat mund ta mendojmë se përbëhen nga një varg prizmash , prandaj rrezet kalojnë nëpër thjerrë thuajse kalojnë nëpër prizëm. Mund te jenë përmbledhëse dhe shpërndarëse. Thjerrë sferike bikonvekse quajmë thjerrën e cila është e kufizuar me dy sipërfaqe sferike te qitura dhe paraqet pjesën e përbashkët te dy sferave që priten Anët e thjerëzave janë sipërfaqe sferike dhe mund te kenë rreze të ndryshme.Qendra sipërfaqeve sferike te thjerrëza quhet qendra e lakueshmerisë, qe zakonisht janë dy. Drejtëza qe kalon nëpër dy qendrat e lakueshmërisë quhet bosht optik I thjerëzes kryesor.boshti optic kryesor kalon nëpër qendër të thjerrëzës dhe quhet kulmi I thjerrëzës.

Rrezet paralele te cilat bien ne siperfaqen e thjerrëzave Përbmledhëse priten në një pikë qe quhet vatër ose focus. Distanca e saj nga qendra e lakueshmerisë quhet largësi fokale dhe shënohet me f. Ekuacioni I thjerrëzave përbledhëse është:

1/f=1/a+1/b

f- largësia fokale a-largësia e objektit b-largësia e fytyrës

Vlera reciproke e largësise fokale është e barabartë me shumën e vlerave reciproke te largesisë se objektit dhe largësisë së fytyrës.

Formula për zmadhim është

  Z=-A/B

B-lartësia e shëmbëllimit A- lartësia e objektit

Paraqet raportin ne mes lartësisë së fytyres së objektit që shënohet me B dhe lartesisë se objektit që e shënojmë me A