Thoma Filipeu (Leusë, 1900 - Tiranë, 1963) ka qenë inxhinier i shquar hidroteknik e bashkëpuntor i vjetër shkencor (1962).

Ing. Thoma Filipeu

Studimet e ulta i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta i përfundoi në vitin 1930, në Gjermani në qytetin e Berlinit. Ka qenë një nga pionierët e ndërtimeve hidroteknike në Shqipëri që u shqua për një përgatitje tekniko-shkencore të nivelit të lartë. Pas vitit 1946 ishte një ndër figurat teknike më autoritare në bonifikimin e tokave bujqësore, ai ishte themeluesi e drejtuesi teknik i këtij sektori dhe në ndërtimin e ujësjellsave e kanalizimeve të qëndrave të banuara. Është autor dhe bashkëautor i disa projekteve ku veçohet kanali ujitës Bistricë-Vagalat që është një nga veprat më të mëdha ujitëse ndërtuar në vitet 1962-1967 me një gjatësi 15 km dhe me një kapacitet ujitës 2270 ha. Kjo vepër mban emrin e ing Thoma Filipeut. Po kështu përmendim veprat e tjera si kanali ujitës i Myzeqesë, bonifikimi i fushës së Myzeqesë i kënetës së Tërbufit etj. Është autor i projektit për ujësjellsin e Tiranës nga burimet e Shën Mërisë, i 20 ujësjellsave të qyteteve (1948-1963) dhe i 9 sistemeve të kanalizimeve të qyteteve midis të cilave përmendim projektin për kanalizimin e lumit të Lanës në Tiranë në të 2 krahët e tij.

Inxhinier Thoma Filipeu u nda papritur nga jeta duke qenë në krye të detyrës në vitin 1963.

Referime

Redakto