Thoma Papapano (Gjirokastër, 17 mars 1884 - 1970) ka qenë mësues shqiptar dhe pas 1945 u zgjodh deputet në Kuvendin Popullor. Hapi shkollën e parë legale shqipe me emrin “Liria” në Gjirokastër më 30 Mars 1908. Ku ishte mësues dhe drejtor i parë i saj. I është dhënë titulli “Mësues i Popullit”, një shkollë e qytetit të Gjrokastrës mban emrin e tij.

Biografia Redakto

U lind në lagjen Varosh të Gjirokastrës më 17 mars 1884, i biri i Atë Pano Çuçit, dhespot dhe ndihmës i dioqezës së Gjirokastrës. Mësimet e para i kreu në vendlindje, shkollën qytetëse më tej në Stamboll.[1]

Referime Redakto

  1. ^ Topulli, Bajo (2009). Të tregosh për Gjirokastrën dhe gjirokastritët. Tiranë: albin. fq. 232. ISBN 9789994349579.