Thomas Gresham
Sir Thomas Gresham (rreth 1519 – 21 nëntor 1579), njohur edhe si Thomas Gresham i Vjetri, ishte një tregtar dhe financiar anglez i cili punoj për mbretin Edward VI i Anglisë dhe për gjysmë-motrat e tij, mbretëreshat Mary I dhe Elizabeth I.
Gresham njihet për ligjin e tij, që mban po emrin e tij, ligji Greshaman. Ky ligj vjen nga një letër që ai i dërgoj mbretëreshës Elizabeth I në momentin ku mbretëria kishte ulur sasinë e arit në monedhat e reja. Ai shkruan se "paraja e keqe nxjerr nga qarkullimi paranë e mirë". Pra, ulja e sasisë së arit të monedhës solli rritje të çmimeve dhe rënie të fuqisë blerëse të parasë.[1]
Burimet
Redakto- ^ HOTI, Ilir, Ekonomika e Parasë, Veprimtarisë Bankare dhe Tregjeve, Instituti i Inxhinierisë Financiare, Tiranë, 2013, faq. 9.