Tibeti (1912–1951)
Tibeti 1913 – 1951. Edhe pse vendi i njohur i Tibetit ka ekzistuar prej mijëra vitesh, ai arriti të bëhej një shtet i pavarur vetëm në 1913. Nën tutelën paqësore të Dalai Lamas, Tibeti u përplas me Kinën Komuniste në 1951, dhe u pushtua nga forcat Maoiste, duke i dhënë fund qeverisjes së tij të shkurtër si shtet sovran. Kina pushtoi një pjesë të madhe të territorit të Tibetit përgjatë viteve ’50, deri në 1959 kur vendi u rebelua, që rezultoi në shkëputjen e qeverisë së Tibetit nga Kina. Kjo i dha fund shtetit dhe e ktheu atë në një rajon, më tepër se në një komb. Sot ai është një pikë turistike tërheqëse për qeverinë kineze, edhe pse akoma ka probleme me Pekinin, për shkak të këmbënguljes që t’i jepet sërish pavarësia.