Tikal është një qytet antik, i cili ka të ngjarë të quhej Yax Mutal, i gjetur në një pyll shiu në Guatemala.[1] Është një nga vendet më të mëdha arkeologjike dhe qendrat urbane të civilizimit parakolumbian Maja. Ajo është e vendosur në rajonin arkeologjik të pellgut të Petenit në atë që tani është veriu i Guatemalës. E vendosur në departamentin e El Petén, vendi është pjesë e Parkut Kombëtar Tikal të Guatemalës dhe u shpall një vend i trashëgimisë botëroreUNESCO-s më 1979.[2]

Tempulli Tikal

Tikal ishte kryeqyteti i një shteti pushtues që u bë një nga mbretëritë më të fuqishme të Majës antike.[3] Megjithëse arkitektura monumentale në vend daton që në shekullin e 4-të para erës sonë. Gjatë kësaj kohe, qyteti mbizotëronte në pjesën më të madhe të rajonit të Majës politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, ndërsa bashkëvepronte me zona në të gjithë Mesoamerika siç është metropoli i madh i Teotihuacanluginën e Meksikës. Ekzistojnë prova që Tikal u pushtua nga Teotihuacan në shekullin e 4-të pas erës sonë.[4] Pas mbarimit të periudhës së vonë klasike, nuk u ndërtuan monumente të reja të mëdha në Tikal dhe ka prova që pallatet elitare u dogjën. Këto ngjarje u shoqëruan me një rënie graduale të popullsisë, duke kulmuar me braktisjen e vendit deri në fund të shekullit të 10-të.

Referime

Redakto
  1. ^ "Tikal Information". CyArk. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2008. Marrë më 19 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ UNESCO World Heritage Center.
  3. ^ Sharer & Traxler 2006, p.1. Hammond 2000, p.233.
  4. ^ Martin & Grube 2008, pp.29–32.

Lidhje të jashtme

Redakto

Faqja zyrtare Arkivuar 9 maj 2017 tek Wayback Machine Ministria e Kulturës dhe Sporteve e Guatemalës (spanjisht)