Tipet E Kompjuterëve
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kompjuteri Mainframe
RedaktoMainframet janë kompjutera të mëdhenjë,të fuqishëm dhe të shtrenjtë në prapavi të shumicës së organizatave të mëdha (si kompanitë e sigurimeve). Fuqia e tyre mund t'u shpërndahet shumë njerëzve, duke iu qasur mainframe-it përmes PC-ve të tyre.
Kompjuteri personal (PC)
RedaktoTermi PC (Personal Computer) për herë të parë është përdorur në vitin 1981,atëherë kur IBM ka shpikur kompjuterin e parë personal. Kompjuteri personal (PC) është mikrokompjuter që mund të përdoret nga një shfrytëzues dhe është i përshtatshëm për kryerjen e punëve të ndryshme, si programim, kalkulime, procesimin e fjalëve etj. Në ditët e hershme shumica e kompjuterëve personalë punojnë në sisteemin operativ të quajtur DOS (Disc Operating System). Tani shumica e kompjuterëve personalë punojnë në njërin prej versioneve të Microsoft Windows-it.
Macintosh
RedaktoApple Macintosh,i njohur shkurt si Mac hyn në familjen e kompjuterëve personalë (PC) dhe është prodhuar nga Steve Jobs, Apple Computers në vitin 1984. Ai shfrytëzon sisteme operative të ndryshme dhe versione speciale të programeve aplikative. Macintosh eshte shume i sigurte pasi ai ka pajtueshmeri te vogel me programet, qe do te thote se lejon nje numer te vogel programesh qe te shkarkohen ne te.
Kompjuteri i rrjetit
RedaktoRrjeti ju mundëson kyçjen e dy e më shumë kompjuterëve së bashku,me qëllim të shfrytëzimit të përbashkët të të dhënave si dhe burimeve të tjera si p.sh printerit,skanerit etj.
Laptopët dhe kompjuterët palmtop
RedaktoLaptop,një kompjuter me madhësi aq të vogël sa të vendoset në prehër të përdoruesit. Është i njohur edhe si notebook kompjuter. Laptopi është një PC mobil që zakonisht peshon prej 1 deri në 3 kg. Kompjuterët që janë më të mëdhenj se PDA-të (Personal Digital Assistant-pajisje që mbahet në dorë dhe shërben për organizimin e shënimeve personale) dhe më të vegjël se notebook-at quhen Palmtop.
PDA (Personal Digital Assistant)-Ndihmësi personal digjital
RedaktoKëto pajisje janë të vogla për nga madhësia.Për përdorimin e PDA-ve zakonisht nevojitet një laps special,me të cilin ekzekutohen detyrat e dëshiruara,apo edhe futen të dhënat në pajisje. Si shumica e kompjuterëve edhe këta përkrahin qasjen në internet.
Kapaciteti | Shpejtësia | Kostoja | Shfrytëzuesit tipik | |
---|---|---|---|---|
Mainframe | Kompjuterë shumë të fuqishëm | Shumë më të shpejtë se PC-të | Shumë të shtrenjtë | Kompanitë e mëdha |
PC | Me hard disk dhe RAM të madh | Të shpejtë (maten në GHz) | Çdo ditë e më e lirë | Shfrytëzuesit shtëpiak,ata në zyrë etj. |
Kompjuter i rrjetës | Me hard disk dhe RAM të madh | Të shpejtë (maten në GHz) | Çdo ditë e më e lirë | Shfrytëzuesit e rrjetave |
Laptop | Me hard disk dhe RAM të madh|Me hard disk dhe RAM të madh | Të shpejtë (maten në GHz) | Më të shtrenjtë se Pc me fuqi të njëjtë | Biznismenët,ata që lëvizin etj. |
Palmtop | Me hapësirë të ruajtjes më të vogël se PC | Shumë më të ngadalshëm se PC | Në krahasim me PC janë më shtrenjtë | Biznismenët |
PDA | Me hapësirë të ruajtjes më të vogël se PC | Shumë më të ngadalshëm se PC | Në krahasim me PC janë më shtrenjtë | Biznismenët |