“Tirana Business University College” është një institucion arsimor që përgatit profesionistë në fushat e Administrim – Biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit, në kontekstin e zhvillimit të tregut global.

Tirana Business University
MotojaKu Studimi sjell Punësim!
LlojiPrivat
Themelimi2010[1]
PresidentiArtan Hoxha
RektoriProf. Dr. Vasilika Kume
Location,
Faqja zyrtarewww.tbu.edu.al[2]

I themeluar që në vitin 2010, në vitin 2014 TBU-së iu bashkua si aksioner Grupi BALFIN, një ndër grupet më të mëdha të biznesit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, i themeluar nga sipërmarrësi dhe filantropi Samir Mane.

Pasi nisi veprimtarinë në Tetor të vitit 2010, TBU mori akreditimin institucional dhe të të gjitha programeve të studimit me Vendimin nr.326, dt.15.08.2013 të Ministrit të Arsimit. TBU ka diplomuar 10 breza të studentëve në Bachelor dhe në Master. Mbi 86% e studentëve të TBU-së janë punësuar gjatë studimeve, ose fill pas tyre, në biznese të njohura si: Tirana Bank, Raiffeisen Bank, Neptun Albania, Spar Albania, Mane Development, BALFIN Real Estate, BALFIN Shpk, Deloitte, Credins, Philip Morris, apo në kompani të tjera jashtë vendit.

Në vitin 2023, Grupi BALFIN u bë aksioneri kryesor dhe mori administrimin e Tirana Business University, duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të tij, për sa i takon rritjes së standardeve, cilësisë, kërkimit shkencor dhe investimeve në infrastrukturë. Një kampus i ri universitar, në një nga zonat më dinamike të biznesit në Tiranë, ishte vetëm vetëm risia e parë e BALFIN për TBU.

Kjo shkollë e lartë synon përgatitjen e studentëve me njohuritë dhe aftësitë të nevojshme për të përballuar sfidat e një tregu të punës gjithnjë e më konkurrues dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përmes ofrimit të programeve të studimit të përshtatura me nevojat e tregut dhe përmes partneritetit me industrinë dhe komunitetin e biznesit, “Tirana Business University College” synon të edukojë  një brez të ri profesionistësh, të cilët do të jenë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë e një tregu global. Kjo përputhet me nevojat e zhvillimit të vazhdueshëm të ekonomisë shqiptare dhe me kërkesat e një shoqërie moderne, të integruar në tregun ndërkombëtar.

Historia

Redakto

Tirana Business University[1] u krijua në Tiranë, në Maj 2010 dhe ushtron aktivitetin e saj si shkollë e lartë universitare private, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi. TBU është miratuar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshilli i Ministrave me VKM nr.794, datë 06.10.2010 dhe regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në datën 1 qershor 2010, me NUIS: L01801024T. Forma juridike e organizimit të shoqërisë është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Fakulteti i Biznesit dhe Drejtësisë

Redakto

Fakulteti i Biznesit dhe Drejtësisë ofron programe studimi në ciklin Bachelor dhe në ciklin  Master. Programet tona në këto cikle i përgatisin studentët tanë për karriera në tregjet vendase dhe rajonale, të cilat janë shumë të kërkuara nga punëdhënësit, duke u dhenë mundësi të shkëlqyera për karriera të suksesshme në vende dhe fusha të ndryshme të biznesit. Fakulteti i Biznesit dhe Drejtësisë u ofron studentëve baza teorike të përditësuara në administrimin e biznesit, por edhe trajnime profesionale të orientuara drejt karrierës, si dhe kualifikime specifike

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Redakto

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit është fakulteti më i ri dhe një nga fakultetet më moderne të Universitetit, i cili përgatit specialistë për punë praktike dhe shkencore në fushën e teknologjisë së informacionit. Fakulteti përgatit specialistë të menaxhimit kompjuterik dhe shkencave kompjuterike, programues dhe studiues shkencorë në fushën e teknologjisë së informacionit. Gjatë studimeve, studentët mund të mbështeten në laboratorë kompjuterike të përditësuara me pajisjet më të fundit, si dhe në stafin tonë pedagogjik, që ka një ndërlidhje të stafin tonë pedagogjik, që ka një ndërlidhje të spikatur ndërmjet botës së biznesit.

Studimet Bachelor

Redakto

Fakulteti i Biznesit dhe Drejtësisë

  • Bachelor në Administrim Biznesi 180 ECTS me profile: Marketing, Menaxhim dhe Financë - Kontabilitet.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

  • Inxhinieri Software 180 ECTS
  • Inxhinieri Kompjuterike 180 ECTS
  • Informatikë Ekonomike 180 ECTS

Studime Master

Redakto

Fakulteti i Administrim Biznesit

  • Master Profesional 60 ECTS në Administrim Biznesi me profile: Menaxhim dhe Financë - Kontabilitet.
  • Master Profesional 120 ECTS në Administrim Biznesi me profile: E Drejtë Biznesi, Menaxhim dhe Financë - Kontabilitet.
  • Master i Shkencave në Administrim Biznesi 120 ECTS.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

  • Master i Shkencave në Informatikë Ekonomike 120 ECTS
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Software 120 ECTS

TBU pjesë e Grupit BALFIN

Redakto

Si pjesë integrale e BALFIN Group, TBU (Tirana Business University College) ka mundësinë të përfitojë nga një sërë avantazhesh dhe sinergjish, si:

  • Mundësi për Bashkëpunim dhe Zhvillim: TBU mund të përfitojë nga përvoja dhe burimet e BALFIN Group, për të zhvilluar programe dhe projekte novatore në fushën e arsimit dhe zhvillimit të biznesit e teknologjisë së informacionit.
  • Akses në Rrjetin e Biznesit dhe Industri: Nëpërmjet BALFIN Group, TBU ka mundësi për të ndërtuar lidhje të forta me industrinë dhe bizneset, duke siguruar mundësi praktike për studentët dhe shkëmbim informacioni për fusha të ndryshme të biznesit dhe teknologjisë së informacionit.
  • Burimet dhe Mbështetja Financiare afatgjatë: BALFIN Group mund të ofrojë mbështetje financiare dhe burime për zhvillimin e infrastrukturës, programeve akademike dhe projekteve inovative të TBU-së.
  • Përfitim nga Ekspertiza e Grupit: TBU mund të përfitojë nga ekspertiza dhe përvoja e BALFIN Group në fusha të ndryshme të biznesit dhe teknologjisë së informacionit, duke e bërë atë një institucion akademik më të përshtatshëm me kërkesat e tregut të punës.
  • Mundësi për Programe të Përbashkëta dhe Shkëmbim Kulturor: BALFIN Group dhe TBU mund të zhvillojnë programe të përbashkëta, shkëmbime studentore, dhe veprimitari të tjera, kombëtare dhe rajonale, që promovojnë shkëmbimin kulturor dhe arsimor.

Bursa dhe Ndihma Financiare[3]

Redakto

Tirana Business University e vlerëson ekselencën dhe e mbështet fort atë. Në bazë të rezultateve të arritura gjatë shkollës së mesme të çdo maturanti tiu ofrohen atyre bursa studimi për të gjithë ciklin e studimeve.

  • Pjesë e skemës së bursave janë vetëm ata maturantë që nisin universitetin në të njëjtin vit që mbarojnë maturën.
  • Bursa aplikohet vetëm në tarifën e studimit, pasi tarifën administrative e paguan çdo student, çdo vit akademik.

Nivelet e bursave:

  • Bursë të plotë 100% për tarifën vjetore të studimit e përfitojnë studentët që në hyrje e kanë mesataren e llogaritur sipas VKM në fuqi 9.5+. Këta studentë paguajnë vetëm tarifën administrative.
  • Bursë 75% për tarifën vjetore të studimit e përfitojnë studentët që në hyrje kanë mesataren e llogaritur sipas VKM në fuqi 9.0+. Këta studentë paguajnë tarifën administrative + 25% të tarifës së studimit.
  • Bursë 50% për tarifën vjetore të studimit e përfitojnë studentët që në hyrje kanë mesataren e llogaritur sipas VKM në fuqi 8.5+. Këta studentë paguajnë tarifën administrative + 50% të tarifës së studimit.

Studentët që përfitojnë bursë në hyrje, kanë kritere për mbajtjen e bursës përgjatë ciklit të studimit:

Përfitimi i numrit të plotë të krediteve për çdo vit akademik

  • Mbajtja e mesatares në fund të çdo viti sipas skemës:
  • Për bursat 75-100% duhet të mbahet mesatarja 9.
  • Për bursat 50% duhet të mbahet mesatarja 8.5.

Angazhimi në aktivitete të ndryshme.

Përfitimi i bursës:

10 aplikantët për bursë, të renditur të parët në listë sipas datës së rezervimit, përfitojnë bursën sipas skemës së miratuar.

Në rast se në listën me 10 kandidatura ndonjë prej kandidatëve nuk e përfiton atë, atëherë lista spostohet dhe e përfiton kandidati i radhës.

Në rast se në listën me 10 kandidatura, të gjithë përfitojnë bursën, atëherë kandidati i 11-të e në vazhdim përfiton bursën -25% nga bursa e fituar në bazë të skemës, pra kalon në një kategori më poshtë.

Lehtësi dhe benefite që ofrohen nga TBU[4]

Redakto

MENTORIM NGA CEO-T DHE MENAXHERËT MË TË MIRË NË TIRANË

Redakto

Falë aksesit pioritar që TBU ka te BALFIN Group, studentët ekselentë përfitojnë duke u trajnuar me koncepte inovatore të botës së biznesit si: Job shadow – Nëpërmjet këtij koncepti, studentët marrin pjesë disa herë në vit në një ditë normale pune të një Drejtori Ekzekutiv, të një prej kompanive të Grupit BALFIN, duke asistuar dhe parë nga pranë çdo gjë që drejtuesi bën gjatë punës. Coaching – Nëpërmjet këtij koncepti, studentët merren nën kujdesin e veçantë të ekspertëve të Grupit BALFIN, që i përgatisin qysh gjatë karrirerës së tyre studentore, që të jenë gati menjëherë për tregun e punës, për nivele më të larta dhe të kënaqshme se ato të një profili junior, që sapo vihet në kontakt me botën e biznesit.

EKSPERTËT E BALFIN GROUP, KËSHILLIME DHE TRAJNIME PERIODIKE ME STUDENTËT E TBU

Redakto

Drejtuest të lartë nga kompanitë e BALFIN, qoftë nga departamentet e Burimeve Njerësore, ai i Komunikimit, Projekteve e kështu me radhë, zhvillojnë vazhdimisht orë të hapura me studentët e TBU, për ti njohur ata mbi trendet e industrive ku ata operojnë, si dhe për t’iu dhënë këshilla konkrete dhe praktike, për teknikat e punës, që nga faza e përgatitjes për intervista pune, ashtu edhe për përballimin e situatave të ndryshme në vendin e punës. Këto takime janë periodike në TBU, dhe të ftuar janë ekspertët më të mirë, qoftë nga vetë administrata e BALFIN, apo nga kompanitë e shumta të Grupit.

Referime

Redakto

[1]

  1. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2011. Marrë më 6 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "tbu.al" defined multiple times with different content
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2011. Marrë më 6 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2015. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2015. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)