Tiruçirapalli
Tiruchirappalli (tiruçirapali).[2][3] (më parë i quajtur Trichinopoly në anglisht), i quajtur edhe Tiruchi ose Trichy, është një qytet në shtetin indian Tamil Nadu dhe qendra administrative e distriktit të Tiruchirappalli-t. Është korporata e katërt më e madhe bashkiake dhe aglomerati i po i katërt më i madh në shtet. I vendosur 322 km në jug të Chennait dhe 379 km në veri të Kanyakumari-t, Tiruchirappalli gjendet në qendrën gjeografike të shtetit. Delta e Kaverit fillon 16 km në perëndim të qytetit, lumi Kaveri ndahet më dysh, duke formuar ishullin Srirangam, që tani është përfshirë në Korporatën Bashkiake të Tiruchirappalli-t. Duke u shtrirë në 167.23 km2, qyteti në vitin 2011 kishte 916 857 banorë.[Shënimi 1][4]
Tiruchirappalli
தி௫ச்சிராப்பள்ளி | |
---|---|
Qytet | |
Nofkat: Qyteti i fortesës shkëmbore | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 916 857 |
Emri i banorëve | Tiruçitë |
{{{postal_code_type}}} | 620 0xx |
Targat | TN-45, TN-48, TN-81 |
Faqja zyrtare | Korporata Bashkiake e Qytetit të Trichy-së |
Historia e shkruar e Tiruchirappalli-t nis në shekullin e III p.e.s., kur ishte nën sundimin e Dinastisë Chola. Qyteti ka qenë sunduar edhe nga Dinastia Pandya, Pallava, Perandoria Vijayanagara, Dinastia Nayak, Shtati Karnatik dhe Britania. Monumenti më i shquar historik në Tiruchirappalli përfshinë Fortesën shkëmbore, Tempullin Ranganathaswamy në Srirangam dhe Tempullin Jambukeswarar në Thiruvanaikaval. Qyteti i rëndësishëm arkeologjikisht i Uraiyur-it, kryeqyteti i Dinastisë së Hershme Chola, tashmë është një rrethinë e Tiruchirappalli-t. Qyteti luajti një rol të rëndësishëm në Luftrat Karnatike (1746–1763) midis British East India Company dhe kompanisë franceze.
Qyteti është një qendër e rëndësishme arsimore në shtetin e Tamil Nadusë dhe bujt institucione të njohura kombëtare si Indian Institute of Management (IIMT), Indian Institute of Information Technology (IIIT) dhe National Institute of Technology (NITT). Njësitë industriale si Bharat Heavy Electricals Limited (BHEL), Golden Rock Railway Workshop dhe Ordnance Factory Tiruchirappalli (OFT) kanë fabrikat e tyre në Tiruchirappalli. Prania e një numri të madh njësish fabrikimi të pajisjesh energjetike brenda dhe përreth qyteti ka bërë që qyteti të fitoi titullin "kryeqyteti i fabrikimimt të pajisjeve energjetike të Indisë". Tiruchirappalli është i njohur ndërkombëtarisht për markën e cheroot-it të njohur si Trichinopoly cigar, që eksportohej në sasi të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar gjatë shekullit të XIX.
Një qendër e rëndësishme rrugore dhe hekurudhore në shtet, qyteti shërbehet nga një aeroport ndërkombëtar, që operon fluturime për Azinë Jug-lindore dhe Lindje të Mesme. Sipas National Urban Sanitation Policy, Tiruchirappalli u rendit si qyteti i tretë më i pastër në Indi në 2016.
Shënime
Redakto- ^ Sipërfaqja e qytetit u shtua nga 146.9 km2 në 167.23 km2 në 2010, si rezultat i së cilës popullsia u rri nga 847 387 në 916 857 sipas censusit të vitit
Referime
Redakto- ^ "Primary Census Abstract - Urban Aglomeration" (XLS). Registrar General and Census Commissioner of India. Marrë më 13 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Welcome to Tiruchirappalli ... The RockFort City!". Tiruchirappalli City Municipal Corporation. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2012. Marrë më 10 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sharma, Om Parkash (1989). Directory of Cities and Towns in India (Dy. Dir. of Census Operations). Kar Kripa Publishers. fq. 116. ISBN 978-81-85414-00-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Search PCA Data by District/SubDistrict/Town/Village Name: Tiruchirappalli (M Corp.)". Registrar General and Census Commissioner of India. Marrë më 25 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- 10°48′18″N 78°41′08″E / 10.80500°N 78.68556°E
- Trichy travel Federation (TTF)
- Trichy Corporation Arkivuar 4 mars 2010 tek Wayback Machine
- Trichy Local Planning Authority