Tish Daija (Shkodër, 30 janar 1926 - 3 tetor 2003) ka qenë kompozitor dhe muzikant shqiptar.

Lindi në Shkodër në një familje të thjeshtë. Pa mbushur moshën shkollore, bëhet pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e P. Martin Gjokës dhe Filip Mazrekut merr mësimet e para muzikore bashkë me Tonin Harapin, Çesk Zadejën, Lukë Kaçajn, Simon Gjonin. Në moshën 10 vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga Prenk Jakova[1].

Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, "Bjeri Gajdes Gajdexhi" etj.

Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës[2]. Gjithashtu, Tish Daija ka dhënë një kontribut themelor në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentalo-simfonike, muzikës së dhomës dhe për krijimin e një tradite të çmuar shqiptare të muzikës klasike. Së bashku me Çesk Zadejën e Tonin Harapin krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, ku ka dhënë kontributin e tij si pedagog në formimin e disa brezave kompozitorësh, muzikologësh e instrumentistësh.

Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija ka qene Udheheqesi Artistik I Asamblit Te Kengeve dhe Valleve Popullore per 18 vjet (1962-1980). autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, "Bijte e Peshkatarit" etj.

Ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare në 3 tetor 2003[2].

Shiko edhe

  • Interviste me kompozitorin Tish Daija - Artist i Popullit - Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994.
  • Skifter Këlliçi, Tish Daija, i veçanti! - voal.ch, 30 janar 2016.

Burime

Redakto
  1. ^ Tole V., Zbulohet partitura e '43, himni i batalionit Garibaldi, Mapo, 31 janar 2017.
  2. ^ a b Elsie R., Historical Dictionary of Albania, Rowman & Littlefield, 2010, fq. 97. ISBN 978-0-8108-6188-6