Titulli "Artist i Popullit" u jepet këngëtarëve, kompozitorëve, dirigjentëve, instrumentistëve, regjisorëve dhe aktorëve të teatrit, të operës, kinemasë, estradës, baletmaestrave dhe artistëve të baletit e valltarëve popullorë më të shquar, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve, të cilët kanë krijuar vepra me vlerë të lartë ideoartistike e kanë merita të veçanta në zhvillimin e artit muzikor, teatral, koreografik e kinematografik të Republikës Popëullore Socialiste të Shqipërisë.