Titullimi është një teknikë e rëndësishme laboratorike e përdorur për të bërë analiza kimike, përkatësisht përdorët në kiminë Analitike. Në një analizë tipikë, një tretësirë që përmban një sasi të njohur të substancës që duam të analizojmë vendoset në një enë. Nëpërmjet një gypi shtohen vëllime të matura më saktësi të një substancë tjetër, qe quhet biretë. Ky proces vazhdon derisa të shfaqët ndonjë shenjë (p.sh ndryshim në ngjyrë) që të tregojë që dy substancat janë kombinuar në raportin e duhur midis tyre për të dhenë një reaksion të plotë. Rubineti që ndodhet mbi gyp bën të mundur që analisti të kontrollojë sasinë e titullantit (substancës që ndodhet në gyp) që do të shtojë në enë. Teknika e titullimit përdorët në shumë lloje reaksionesh por kryesisht në ato acido-bazikë, në të cilat reaksioni që ndodh është një reaksion neutralizimi. Kur kryhet një titullim acido bazik analisti i shton substancës që do të titullohet një tregues, i cili është një ngjyroses i cili ndryshon ngjyrë nëse ndodhet përkatësisht në ambient acid apo bazik. Shembuj të këtyre treguesve janë fenolftaleina dhe lakmuesi. Zakonisht ndryshimi i ngjyrës është i menjëhershëm : kur arrin në fund të reaksionit ndryshimi i ngjyrës ndodh nga shtimi i një pikë të vetmë titullanti. Kur vihet re ndryshimi i ngjyrës, ndërpritet shtimi i titullantit dhe matët vëllimi që është shtuar deri në atë moment. Një rezultat i preferueshëm për titullimet acido-bazikë është kur pika pika përfundimtarë është e njëjtë më pikën e ekuivalencës, që do të thotë : të ndërpritet shtimi i titullantit në momentin kur sasia e tretësirës që ndodhet në të të jetë e njëjtë më atë që ndodhet në substancën në enë, por nuk ndodh gjithmonë kështu.