Tiziano Ferro
Tiziano Ferro ([titˈtsjaːno ˈfɛrro) lindur më 21 shkurt 1980[1]. është këngëtar i famshëm italian i zhanrit POP. fitues i çmimit Grammy, tekstshkrues këngësh, producent dhe autor.Ai u bë i famshëm në vitin 2001 me hitin e tij ndërkombëtar "Perdono" dhe ka mbetur komercialisht i suksesshëm që nga ajo kohë, në disa vende. Ferro ka realizuar një version spanjoll të secilit prej albumeve të tij, gjithashtu ka kënduar në anglisht, portugalisht dhe frëngjisht. I njohur si fytyra moderne e muzikës pop italiane, ai shpesh shkruan këngë për artistë të tjerë dhe ka krijuar albume për Giusy Ferreri, Alessandra Amoroso dhe Baby K.
Përveç suksesit të tij si artist, Ferro është i njohur për betejat e tij personale. Duke qenë mbipeshë si adoleshent, ai ka qenë i përfolur për luftën e tij me varësinë nga ushqimi dhe çrregullimet e të ngrënit. Në tetor të vitit 2010, në kulmin e famës së tij, Ferro doli te jetë homoseksual, pasi kishte sfiduar depresionin në lidhje me vetë-pranimin për homoseksualitet.
Ferro aktualisht është një nga artistët më të paguar në Itali. Edhe albumi i tij i tretë 'Nessuno è solo' edhe albumi i katërt 'Alla mia età' ishin çertifikuar si shumë të vlefshëm. Pavarësisht nga frika, dalja e tij në skenë si homoseksual nuk ndikoi negativisht në karrierën e tij, pasi albumi i pestë 'L'amore è una cosa semplice' ishte albumi më i shitur i vitit 2012 në Itali, dhe albumi i tij i parë i hiteve të shumëta u mbështet nga një turne stadiumi. Që nga viti 2015, Ferro ka shitur mbi 15 milion rekorde në të gjithë botën.
Biografia
RedaktoFëmijëria dhe fillimet e hershme
Interesimi i Ferros për muzikë lindi kur ai mori një tastierë lodër si dhuratë, e cila u përdor për të kompozuar këngët e tij të para kur ai ishte shtatë vjeç [2]. Ai më vonë filloi të merrte mësim kitare dhe pianoje në një lokal konservator të muzikës. Kur ishte 16 vjeç, ai u bashkua në një kor të ungjillit dhe gjatë të njëjtave vite, ai filloi të performonte në bare me piano dhe në gara të karaokes. Në vitin 1997, Ferro mori pjesë në "Accademia della Canzone di Sanremo", një konkurs muzikor i krijuar për të zgjedhur garuesit e ''Sanermo Music Festival'' , por u eliminua gjatë fazës së parë të konkursit. Vitin pasues, Ferro mori pjesë përsëri në të njëjtën garë, dhe pavarësisht se u zgjodh si një nga 12 finalistët, ai nuk arriti të fitonte konkursin. Sidoqoftë, gjatë përzgjedhjeve, Ferro u takua me producentët e muzikës Alberto Salerno dhe Mara Maionchi, dhe filloi të bashkëpunimin me ta. [4] [5]
Në 1999 Ferro bëri një turne në të gjithë Italinë si një vokalist i përkohshëm me grupin hip hop italian Sottotono.
Përparimi në karrierë
Në vitin 2001, Ferro nënshkroi një kontratë me EMI Music Italy. Më 22 qershor 2001, ai publikoi këngën e tij të parë, "Xdono".Gjatë muajve të parë pas publikimit, kënga pati një pritje të dobët, por më vonë ajo u bë hit dhe, pasi kryesoi ''Italian Singles Charts'' në Shtator 2001,u çertifikua dyfish platin nga Federata e Industrisë Italiane të Muzikës për shitjet që tejkalojnë 100,000 kopje.
Jeta private
RedaktoAi u diagnostikua me depresion në vitin 2008 dhe filloi të merrte ilaqet kundër depresionit. Në fund të vitit 2009, ai ishte afër t'ia merrte jetën vetes, duke arritur deri aty sa të shkruante një shënim vetëvrasjeje[3]. Në fillim të vitit 2010 depresioni e bëri atë që të prishte raportet dhe të largohej nga babai i tij, një ngjarje që frymëzoi titullin e librit të tij të parë, Trent'anni e una chiacchierata con papà (Tridhjetë vjeç dhe një bisedë me babanë). Ky libër, i botuar në tetor 2010, përmban shumicën shkrimeve të ditarëve të tij personalë, të mbajtur me rregull që nga vitet e tij të adoleshencës. Realizimi i tij u parapri nga një intervistë me Vanity Fair në të cilën ai deklaroi homoseksualitetin e tij për publikun. [76] Vitin tjetër Ferro u kthye në Itali për të jetuar me miqtë dhe familjen e tij.
Në 2019, Ferro njoftoi martesën e tij me ish-konsulentin Warner Bros, Victor Allen. Të dy u martuan në Sabaudia, një komunë e provincës Latina në Latium. Në një deklaratë të bërë për Corriere, ai konfirmoi se e konsideron veten "homoseksual dhe katolik"
Albumet
Redakto- 2001 - Rosso Relativo
- 2003 - 111
- 2006 - Nessuno è solo
- 2008 - Alla mia età
- 2011 - L'amore è una cosa semplice
- 2016 - Il mestiere della vita
- 2019- Accetto miracoli
Albumet në spanjisht
Redakto- 2001 - Rojo relativo
- 2003 - Ciento once
- 2006 - Nadie está solo
- 2008 - A mi edad
Referime
Redakto- ^ https://www.allmusic.com/artist/tiziano-ferro-mn0000610166
- ^ "Tiziano Ferro | Biography, Albums, Streaming Links". AllMusic (në anglisht). Marrë më 2021-06-10.
- ^ ""Isha alkoolist, po tretesha i vetëm"- Këngëtari Tiziano Ferro rrëfen të shkuarën e tij të errët dhe të qënurit homoseksual: Dëshiroja të vrisja veten". Marrë më 2021-06-10.