Tkurrja e Atdheut
Tkurrja e Atdheut Autori: Ali Podrimja. Botuesi: Toena. Faqet e librit 200.
Libri ka 31 shkrime në formë esesh dhe ndahet në tre kapituj që janë: “Pa atdhe nuk ka emër”, “Mos kemi tepër atdhe” dhe “Tkurrja e atdheut”. Vepra hapet me esenë “Atdheu prej 5x5 m”. Nisur nga titulli i veprës, që është njëherësh titulli i esesë së fundit të tij, “Tkurrja e atdheut”, konstatohet një gjendje e përafërt me dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar; atëherë atdheu i shqiptarëve ishte i tkurrur, xhuxh, i copëtuar, i çarë.
Pavarësisht luftërave çlirimtare, pa pavarësi nuk mund të kishte çlirim. “Kombi është diç e shenjtë dhe i vetmi nocion që na tregon se kush jemi e ç’jemi”, - shkruan Ali Podrimja në “Tkurrja e atdheut”.