Tojo Hideki ka qenë kryeministri i Japonisë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga viti 1941 deri më 1944. Ai lindi më 1884 në kryeqytetin e Japonisë dhe u ekzekutua në dhjetor të vitit 1948 nga Gjyqi Ushatarak i zhvilluar në Tokio si kriminel lufte. Gjatë periudhës që ai qeverisi ndodhën shumë evente të ndryshme si sulmi në Pearl Harbour, keqtrajtimi i robërve të luftës si edhe humbja e ishullit të Saipanit, që i kushtoi karrierën e të tjera. Pas humbjes së këtij të fundit, ai humbi influencën e tij si ushtarak dhe doli në pension.

Hideki Tojo.

Fillimet si Ushtarak

Redakto

Tojo lindi në Tokio1884 në një familje të pasur të një gjenerali të ushtrisë japoneze. Për pesëmbëdhjetë vite nga viti 1905, ai studioi në Kolegjin e Stafit të Ushtrisë ku u dallua nga të tjerët. Mbasi përfundoi studimet me sukses, ai shërbeu në Zvicër dhe më pas në Gjermani si diplomat për tre vjet nga viti 1919. Mori gjithashtu pjesë në përgatitjet që po bëheshin për luftë kundra Kinës dhe Rusisë. Hideki do të lidhej ngushtë me Fraksionin e Kontrollit (një lloj organizate e ngjashme me Fashot në Itali para dhe gjatë regjimit të Musolinit), që përbëhej nga oficerë të rangut të lartë të ushtrisë japoneze të cilët synononin modernizimin e ushtrisë imperiale.

Në vitin 1935 ai u dërgua në Mançukuo (në Mançuri, Kinë), ku u bë shefi i armatës Kuantung. Gjatë punës së tij në krye të Kuantung, mori edhe nofkën “Brisku” për shkak të ashpërsisë së tij në detyrë. Pasi mori pjesë në disa beteja kundra forcave kineze dhe doli fitimtar, Hideki u bë ministri i luftës më 1941. Në këtë kohë u formua edhe boshti Gjermani, Itali dhe Japoni, që do të gjendeshin shumë shpejtë në luftë me Aleatët.

Aktivitet si Ministër

Redakto
 
Gjyqi i Tojo Hideki; ish kryeminstri i mohoi të gjitha akuzat kundra tij.

Përveç aleancës me Italinë fashiste dhe Gjermanin naziste, Tojo Hideki përkrahu aktivisht ekspansionin e Japonisë në Indokinë. Për këtë qëllim u themelua edhe “sfera e prosperitetit të përbashkët.” Kjo sferë nuk ishte gjë tjetër veçse një njësi autonome ekonomike dhe politike, ku Japonia bënte ligjin. Politika e tij ishte e qartë: Ekspansioni i Japonisë në të gjithë Azinë. Ai do të bëhej përgjegjës për vendosjen e sistemit të blerjes së orizit (që la vendet e pushtuar në mëshirë të urisë) si dhe detyroi punëtorë nga Kina dhe Koreja që të punonin në Japoni si skllevër.

Konfliktet Madhore

Redakto

ShBA nuk i shikonte veprimet e trupave japoneze në Azi me sy të mirë. Shpejtë ShBA do të ndalonte furnizimin e ushtrisë japoneze me mjete të nevojshme për luftimet. Negociatat e gjata me ShBA nuk po jepnin frytet e duhura si për Japonezët ashtu edhe për negociatorin. Pikëpamjet e Tojo Hidekit ishin të ngurta dhe nuk do binte në kompromise të cilat mund të cenonin hegjemoninë e vendit të tij në Azi. Në tetor të 1941, ai zgjidhet si kryeministër i Japonisë. Dy muaj pasi ishte bërë i pari i qeverisë, Hideki dhe qeveria e tij i shpallin luftë ShBA-ve. Në Havai, Pearl Harbour do të bëhej fushë beteja e parë e luftës ndërmjet këtyre dy fuqive të Oqeanit Paqësor.

Rënia dhe Dështimi

Redakto

Me marrjen e ishullit Saipan më 1944 nga forcat aleate, kryeministri filloi të humbte besimin e tij nga përkrahësit. Në këtë situatë ai dha dorëheqjen nga posti i ministrit po atë vit. Deri në fund të luftës ai nuk u përfshi më në aktivitete ushtarake. Në dhjetor të vitit pasardhës, ai do të arrestohej për krime lufte. Përpiqet të vrasë veten por shpëton nga vdekja për tu përballur me akuzat për krime lufte. Gjatë të gjithë gjyqit, Hideki nuk i pranon akuzat e ngritura kundra tij. Gjyqi e nxjerr atë fajtor për akuzat dhe e dënon me varje. Tre vjet i kaloi në burg për tu varur në litar në vitin 1948.

Referime

Redakto