Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Pa referenca, Pa kategori, nuk ka strukture te mirë,--Liridon 16 Mars 2011 16:57 (CET)

Tokio Hotel është një bande pop rock nga Gjermania, themeluar ne vitin 2001 nga këngëtari Bill Kaulitz, kitaristi Tom Kaulitz, basisti Georg Listing dhe bateristi Gustav Schafer. Kuarteti ka shënuar 4 single ne vend te 1-re dhe ka lëshuar tre albume ne vend te 1-re ne vendin e tyre te lindjes, duke shitur afërsisht 5 milion CD dhe DVD atje. Pasi regjistruan një CD te palançuar nen emrin "Devilish" (Djallëzorët) dhe pasi nënshkruan kontratën me Sony BMG Germany, banda lançoi albumin e tyre te pare ne gjuhen gjermane, "Schrei"(Scream/Bërtit), për here te pare me emrin "Tokio Hotel" ne Universal Music Germany ne vitin 2005. "Schrei" shiti me shume se gjysem milion kopje anembanë botes duke zëne 4 here vendin e pare ne "Top Five Singles" ne Gjermani dhe Austri. Ne vitin 2007, banda hodhi ne treg albumin e tyre te dyte gjerman "Zimmer 483" (Room 483/Dhoma 483) dhe albumin e tyre te pare anglisht "Scream", që shënuan se bashku rreth 1 milion kopje te shitura ne te gjithë boten, e cila e ndihmoi bandën te fitonte çmimin e tyre te pare ne MTV Europe Music Awards për "Best InterAct"(Bashkëpunimin me te mire). "Zimmer 483" zuri tre here vend te 1-re ne "Top Five Singles" ne Gjermani, ndërkohe, me vone, albumi "Scream" kishte dy single që arritën te futen ne "Top Twenty" ne vende te tjera si Francë, Portugali, Spanjë dhe Itali. Ne shtator te 2008,ata fituan ne Amerike çmimin e tyre te pare ne MTV Video Music Awards për "Best New Artist" (Artisti me i mire i ri). Ne tetor te 2008, ata fituan 4 çmime duke përfshire "Best International Artist" (Artisti Ndërkombëtar me i Mire) dhe "Song of the Year" (Kënga e Vitit) tek Los Premios MTV Latinoamerica (Çmimet e MTV ne Amerikën Latine), e mbajtur ne Meksiko. Tokio Hotel u be banda e pare gjermane që kishte fituar çmim tek MTV VMA (Video Music Awards) dhe gjithashtu ne MTV Latin America Awards. Ata gjithashtu fituan çmimin "Headliner" ne MTV Europe Music Awards, mbajtur ne Liverpool, me 6 nëntor 2008 dhe çmimin "Best Group" ne 5 nëntor 2008 tek MTV AMA ne Berlin. Ata fituan një çmim për "Best World Stage Performance" në 7 nëntor 2010 në MTV Europe Music Awards mbajtur ne Madrid.