Tolgahan Sayışman (lindi më 17 dhjetor 1981)[1] është aktorë[2] dhe model turk.[3] Sayışman fitoi vendin e dytë si modeli më i mirë i Turqisë më 2002 dhe Manhunt International më 2005 në Korenë e Jugut.[4] Pas u kthye në Stamboll, ai morri mësim prej Ayla Algan në Shtëpinë e Dramës.

Tolgahan Sayışman
U lind në17 dhjetor 1981
VdiqT
KombësiaTurk

Jeta dhe karriera Redakto

Tolgahan Sayışman ka lindur më 17 dhjetor 1981. Është model dhe aktor në televizion dhe kinema.  Ka studiuar në gjimnazin Kadıköy İntaş dhe është diplomuar në universitetin Doğuş për biznes. Në 2005 ka përfaqësuar Turqinë në konkursin botëror 'Manhunt International' të zhvilluar në Korenë e Jugut, ku u zgjodh i pari. Ka marrë për një kohë të gjatë leksione aktrimi nga Ekoldrama dhe Ayla Algan. Më pas ka luajtur në filmin 'Zemrat e burgosura'. Ka performuar shumë mirë në konkursin 'Top Model' dhe më pas ka luajtur në filmat 'Maçot', 'Dixhle', 'Të gjithë një' dhe 'Shtriga'. Më 24 tetor, ka ndarë rolin kryesor me Fahrie Evxhen në filmin kinematografik, 'Dashuria duhet të mbahet'. Ka vënë në jetë rolin e Mustafait në filmin 'Lamtumirë rumeli', i cili ka thyer rekorde në shikueshmëri. Më 6 nëntor, ka luajtur rolin kryesor me Bergyzar Korelin në filmin 'Dashuria nuk thotë po vij'.

Në filmin për të rinj 'Era e Plepit', ka marrë pjesë si aktor dytesor. Ka luajtur rolin kryesor të Xhenarit në telenovelën e FOX TV 'Epoka e Tulipanëve', nga shtatori i 2010 deri në vitin 2014. Gjithashtu ka marrë role kryesore në filmat 'Saadet Işıl Aksoy', dhe 'I Syrgjynosur'. Tolgahan njohu sukses të padiskutueshëm me rolin kryesor si Jigit Kozan në serialin "Mos u dorëzo"[5]. Në serialin “Perla e zezë” vjen përsëri si protagonist në rolin e Kenan[6].Në vitin 2018 Tolgahan luajti në serialin “Një Shpresë Mjafton” në rolin kryesor si Yilmaz Karabey.[7]

Jeta private Redakto

Tolgahan u martua me aktoren,modelen dhe misin Shqipëtar Almeda Abazin[8].Ata janë prindër të një djali të quajtur Efehan.

Filmografia Redakto

Viti Prodhimi Roli Shënimet
2006 Acemi Cadı mysafir, serial
2006 Esir Kalpler Levent Ertekin Kanal D, serial
2006 Maçolar Tuncay roli kryesor, serial
2007 Dicle Ferhat serial
2007 - 2009 Elveda Rumeli Namık/Mustafa roli kryesor, Atv, serial
2007 Hepsi1 Ali Koş Show TV, Atv, serial
2008 Aşk Tutulması Uğur roli kryesor, film
2009 Kavak Yelleri mysafir, Kanal D, serial
2009 Aşk Geliyorum Demez Ali roli kryesor, film
2010 - 2014 Lale Devri Çınar Ilgaz roli kryesor, FOX TV, serial
2014 Sürgün Sedat roli kryesor, film
2015-2016 Asla Vazgeçmem Yiğit Kozan Show TV, serial
2016 Bizans Oyunları Prens Adonis film
2017 - 2018 Siyah Inci Kenan Celebi roli kryesor, Star TV, serial
2018 - 2018 Bir Umut Yeter Yilmaz Karabey roli kryesor, Kanald, serial

Referime Redakto

  1. ^ "Tolgahan Sayışman kimdir?". milliyet. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Tolgahan Sayışman kimdir?". ımdb. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Tolgahan Sayışman kimdir?". hürriyet. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Tolgahan Sayışman kimdir?". hürriyet. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Kanali 3Plus rekord shikueshmërie me telenovelën turke "Mos u dorëzo"! Do çmendeni të gjithë pas.. - Tirana Post". Tirana Post. 2017-02-08. Marrë më 2018-11-25.
  6. ^ "Seriali i Tolgahan Sayisman". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Tolgahan Sayisman ne serialin Nje Shprese Mjafton". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi kanë fluturuar drejt Los Anxhelosit për t'u martuar!". E-max. Marrë më 2018-11-25.

Lidhje të jashtme Redakto