Tom Doshi
Tom Doshi (Shkodër, 6 qershor 1966) është biznesmen dhe politikan shqiptar, deputet i Partisë Socialiste për tre legjislatura të njëpasnjëshme duke filluar nga viti 2005.[1][2]
Tom Doshi | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2005–2021 | |
Kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë | |
Në detyrë 17 dhjetor 2020 – Aktiv | |
Paraprirë nga | Ëngjëll Bejtaj |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 qershor 1964 Shkodër |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PSD PS (2005-2015) |
Bashkëshortja/et | Xhovana Doshi |
Fëmijët | 4 |
Arsimimi | Universiteti i Tetovës |
Punësimi | Biznesmen Politikan |
Biografia
RedaktoPinjoll i një familje të njohur me origjinë nga Kelmendi, fëmijërinë e kaloi në vendlindje në fshatin Trush. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën Juridik.[1] Doshi ka jetuar për një kohë të caktuar në Australi, ku edhe kanë lidhur dy fëmijët e tij.
Veprimtaria në fushën e biznesit
RedaktoPas rikthimit në Shqipëri Tom Doshi realizoi një sërë manovrash në fushën e biznesit duke blerë dhe përvetësuar biznese të ndryshme, si një stabiliment të përpunimit të qumshtit dhe ndërmarjen më të fuqishme farmaceutike në vend. Gjatë viteve 1993-2005 ka qenë administrator i përgjithshëm i firmës së Ndërtimit "Aldosch" sh.p.k.[1][2] Gjatë viteve 2000-2005 ka qenë drejtor i përgjithshëm i Industrisë Farmaceutike "Profarma" sh.a. dhe Industrisë së qumështit "Ajka".[1][2]
Jeta politike
RedaktoU fut në politikë me Partinë Socialiste nën drejtimin e Fatos Nanos gjatë legjislaturës që filloi në vitin 2005[1]; pas largimit të Nanos dhe ardhjes së Edi Ramës vazhdon dhe kontribuon në PS. Gjatë periudhës shtator 2005 – mars 2007 ka shërbyer si anëtar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë[1].
Skandali "Doshi"
RedaktoGjatë shkurtit të vitit 2015 deputeti Tom Doshi në një debat me Gramoz Ruçin deklaron se qeveria Rama-Meta dhe disa ministra të saj janë të konsumuar dhe se arroganca e tyre ka arritur kulmin duke shpërfilluar problemet e popullit dhe të bazës së partisë.[3] Ndër të tjera deputeti Doshi shtoi edhe se: " Unë mendoj se duhet bërë një analizë e thellë e qeverisë, sepse ka ministra që kanë performancë shumë të dobët. [...] Këtë arrogancë nuk e kanë pasur as ministrat e Berishës. Ata ministra që nuk e kanë mbështetjen e grupit parlamentar, duhet të ikin. [...] Drejtoresha e Tatimeve është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit, e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e Doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta! "[3][4]
Më 2 mars 2015 deputeti Tom Doshi përjashtohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.[5] Përjashtimi vjen pas kritikave që Doshi kishte ngritur ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ndaj ministrave të kabinetit qeveritar Rama-Meta.[5] Pas njoftimit për përjashtimin ga grupi parlamentar i PS deputeti Doshi u shpreh se: "Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për të vrarë mua dhe Mhill Fufin. Ka pesë muaj që unë ja kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, edhe Edi Ramës, edhe kryeprokurorit të Përgjithshëm, edhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar Senatin amerikan për këtë punë. Ja bëra të qarta të gjitha Edi Ramës, edhe për 21 janarin, edhe për të gjitha gjërat por gjatë ditëve na vazhdim do të keni edhe ju informacion."[6]
Shiko dhe:
RedaktoShënime dhe referenca
Redakto- ^ a b c d e f U përjashtua nga grupi i PS-së, kush është Tom Doshi, deputeti më i pasur i Kuvendit, (Arkivuar) - Gazeta Panorama, 2 mars 2015
- ^ a b c Doshi, Tom, Jetëshkrimi në faqen zyrtare të Kuvendit, (Arkivuar) - Kontrolluar më 5 mars 2015
- ^ a b Gazeta Tema (25 shkurt 2015) - Tom Doshi: Drejtoresha e Tatimeve është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit. Harito punëson njerëzit e PD, ndërsa socialistët mbetën rrugëve Arkivuar 2 mars 2015 tek Archive.today()
- ^ Gazeta Panorama (25 shkurt 2015) - Doshi i qëndron akuzave për ministrat: Janë konsumuar, duhen ndryshime në Qeveri. Shqetësimet s’janë të miat, por të bazës (Arkivua r)
- ^ a b Gazeta Panorama (2 mars 2015) - Akuzat për Ramën/ Përjashtohet nga PS-ja Tom Doshi (Arkivua r)
- ^ Gazeta Panorama (2 mars 2015) - Doshi: Meta ka paguar për të më vrarë mua dhe Mhill Fufin, i paguari ka takuar Tahirin ] (Arkivuar)