Tomas Kuçi është Aktor dhe Producent Shqiptar. Ai është i njohur si investitor dhe menaxher i disa artistëve shqiptarë.

Tomas Kuçi
U lind në(1998-06-27)27 qershor 1998
KombësiaShqiptar
ProfesioniAktor, Producent
TitulliTomas Kuçi - Actor/Producer

Biografia Redakto

Tomas Kuçi lindi më 27 qershor të vitit 1998Brescia, Italy), zbuloi pasionin e tij si investitor dhe menaxher i disa artistëve shqiptarë. Pasioni i tij për artin ka nisur në moshën 12 vjecare ku ai bënte produksione për grupet e Hip Hop-it në Durrës si Dinastia 18, TGS, The kings etj. Gjithashtu ai ka menaxhuar disa grupe duke i krijuar mundësinë të performojnë në koncerte dhe clube. Në moshën 16 vjecare vazhdoi të merrte clube me qera për 1 natë duke organizuar evente me artistë të njohur si Noizy, Mozzik, Majk, Stresi, Gjiko, Adelina, Vin Veli, Dj Aldo etj. Emri i tij bëri bujë në të gjithë Shqipërinë. Kjo arriti të sjellë bashkpunimin me clubin “Cinco Cavalli” i sapohapur në atë kohë. Kanë kaluar shumë vite dhe marveshja me clubin vazhdon akoma në këtë ditë.

Plot ambicie, ai ka qenë duke ndjekur qëllimin e tij për të krijuar një label muzike i cili sot quhet “Melodi Entertainment”. Studio e tij pervec se prodhon këngë për artistë të njohur, gjithashtu i jep mundësine talenteve të reja të dalin në treg duke investuar në videoklipe, muzikë, produksion, reklamim dhe menaxhim për to.

Tomasi ka bashkpunuar për vite me rradhë me artistët më të suksesshëm shqiptarë si Azet, Noizy, Ledri Vula, Buta, Gjiko, 2Ton, S4MM, Lyrical Son, Mc Kresha, Tayna, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Majk, Mozzik, Getinjo, Bruno, Dafina Zeqiri, Gent Fatali, Ermal Fejzullahu, Irkenc Hyka, Capital T, Lumi B, Skerdi, Enca, Bes Kallaku, Olsi Bylyku, Trimi, Nora Istrefi, Genc Prelvukaj, Blunt & Real, Onat, Ardit Cuni, Stresi, Flor Bana, Butrint Imeri, Alban Skenderaj, Anxhelo Koci, Kidda etj. Ai ka kryer lidhjet midis clubeve dhe artistëve duke luajtur rolin e booking managerit. Përvec punës gjithmone e kemi parë duke u shoqëruar me artistët nëpër restorante, studio muzikore, pushime verore apo ambiente të ndryshme argëtues.

Tomas Kuci në vitin 2017 u ftua nga Drilon Hoxha për të luajtur rolin e “fallsifikuesit të pashaportave” në filmin e njohur “Dashuria S'mjafton“.

Tomasi është gjithashtu i njohur dhe në botën e sportit. Nga viti 2004 deri në vitin 2016 ai u stërvit në akademinë e futbollit të Teutes në Durrës. Për vite me rradhë ka qenë pjesë e kombëtares Shqiptare duke debutuar në disa turne të rëndësishëm botërorë si Gothia Cup në Gothenburg, Suedi, Europe Cup në Ancona, Italy etj. Në vitin 2017 u detyrua të largohet nga futbolli për shkak të një dëmtimi në gjurin e majt.

Pasioni dhe dëshira për sportin e bëri atë të vazhdonte “Universitetin e Sporteve te Tiranës” ku në vitin 2019 u diplomua për degën “Shkencat e Levizjes”. Në të njejtën kohë ka kryer dhe kurset UEFA për trajnimin e futbollistëve. Ëndrra e tij ka qenë gjithmonë të stërvisë futbollistë shqiptarë për ti transferuar ata në ligat kryesore të Europes si Seria A, BundesLiga, Premier League, BBVA Liga etj.

Tomasi vjen nga një familje e pasur me disa biznese. Mamaja e tij Lule Kuçi me profesion mësuese gjuhë-letërsie, gjithashtu posedon bizneset e saj si dyqani i nuseve “Top Bridal” dhe fasoneri ne qytetin e Durrësit. Babai i tij Shpëtim Kuçi me profesion tranjer futbolli i ekipeve profesioniste, gjithashtu merret me biznes që nga viti 1995. Ai posedon fasoneri, dyqanin e armëve te Durrësit, ndërtime stadiumesh e palestrash dhe rrjetin e dyqaneve “Tomasport Originals” me furnizime sportive Nike, Adidas, Puma, Champion etj. Këtë të fundit babai ia ka kaluar nën pronësi të birit i cili e ka zgjeruar më tepër biznesin duke hapur 3 dyqane të tjerë në Tiranë dhe Durrës. Tomasi ka një motër dhe një vëlla më të vegjel në moshë, Ketrin dhe Ajken.

Filmografia Redakto

Viti Titulli Roli
2018 Dashuria S'mjafton

Referimet Redakto

Tomas Kuçi tek IMDb IconStyle Intervista.al Dailyxing.com Arkivuar 9 qershor 2020 tek Wayback Machine Boldnews.al