Topojani
Topojani është një fshat në Shqipëri...
Topojan | |
---|---|
Gjeografia
RedaktoTopojani është një nga komunat më veri-lindore të Republikës së Shqipërisë në koordinatat gjeografike 41 º 59´ 30” në very dhe 20º 31´18” në Jug. Topojani ka një reliev të thyer kodrinor-malor, me male të larta të veshura, pllaja , bjeshkë dhe livadhe. Në lindje kufizohet me komunën Shishtavec, me fshatrat Kollovoz, Shtreze, Novosej, në jug kufizohet me komunën Grykë Caje dhe fshatin Buzmadhe, në perëndim ngrihet madhështor Mali i Gjalicës deri në Tërshenë, ndërsa në pjesën veriore kufizohet me komunën Zapod me fshatrat Oreshk, Orcikel. Komuna Topojan i përket një zone të pasur ujore me shumë burime, të cilat në një reliev kryesisht të thyer formojnë dhe Lumin e Topojanit, siç njihet nga vendasit (Reka e Topojanit). Ky lum ndan përgjysmë grykën shkëmbore të Vanave. Lumi krijohet nga bashkimi i dy degeve kryesore, reka e Shtrezes me burim nga bjeshket e Kallabakut dhe degës kryesore me burim nga Bjeshket e Okxherit e deri ne Krue te Kuq. Gjarpëruese e lumit është dhe rruga nacionale Kukës- Topojan-Shishtavec, e cila për nga veçantia e shkëmbinjëvë të thepisur karakteristik, bën që udhëtimi të zgjojë adrenalinën e frikës dhe madhështisë së krijuesit të gjithësisë.
Demografia
RedaktoKomuna e Topojanit është e përbërë nga pesë fshatra me një popullsi prej 3.567 banorë, kjo sipas statistikave dhe rregjistrit të vitit 2001, sot numërohet një numër më i vogël banorësh si efekt i migrimit në zona të mëdha të urbanizuara te Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Tiranë, Durrës, Kavajë etj. Më shumë se gjysma e popullsisë (63% e popullatës së përgjithshme) është e vendosur në dy fshatrat BREKIJE (33% e popullsisë totale) dhe Topojan (30% e popullatës së përgjithshme). 16% e popullsisë së komunës Topojan i zë mosha nga (31 deri në 45 vjeç) është pjesa më aktive e popullsisë, ndërsa 25% e popullsisë e zë mosha nga (16 deri 30 vjet) që përkufizohet si fuqi punëtore. Një tjetër fakt i rëndësishëm është se 42% e popullsisë përfaqëson popullsinë më të re (0-15 vjeç), të cilat mund të konsiderohen si potencial dhe pasuri në të ardhmen e Topojanasve. Fiset më ë hershme autoktone të topojanit janë fisi i Imçit dhe Karanxha në Topojan, Vela e Dafku në fshatin Brekijë dhe Toshi në Nimçë. Fiset e mëvonshme por që zënë pjesën më të madhe të popullsisë vendase janë:
Fisi Allaraj Topojan-Turaj-Xhaferaj. Fisi Ahmetaj Topojan. Fisi Myftari Topojan-Teje-Turaj. Fisi Zyberaj Brekijë. Fisi Aliaj Brekijë. Fisi Islamaj, Hoxha, Vela, Manaj në Brekijë. Fisi Tahiraj Pashtrec-Toroçicë. Fisi Emberllai Imçallar. Fisi Kordhaku dhe Memaj në Xhaferaj-Imçallar. Fisi Sahitaj Xhaferaj. Fisi Koboçi dhe Hoda Nimç. Fisi Ismaili, Murati në Topojan etj.
Ekonomia
RedaktoHistoria
RedaktoTopojani eshte nje djepi i qendreses,sakrifices dhe trimerise dekade pas dekade. Topojanasit i karakterizonte uniteti dhe dashuria per vatanin, bujari dhe besa ishin simbol rrjedhes ne gjakun e venave te shtatit prej malesori. Ekzistenca dhe fillimet e tij si fshat burojne nga "besa" fjala e dhene, qe per ta ishte e shejnjte, sa vete jeta e tyre. Zanafilla e krijimit te nje popullate qe me vone do behej kufiri i pergjakur i rezistences per shume kombesi pushtuese dhe shtypese ne shekuj. Qe me pushtimet Osmane e deri me rezistencen e viteve te zeza ndaj kufijve shpiptare te 1912 dhe gjake-derdhjes lume te Lumes Shqiptare. Ishin topojanasit...
Etimologjia
RedaktoSipas gojdhënave emri Topojan vjen nga bashkimi i fjalëve Top dhe Jan, që nënkupton një fshat të grumbull dhe të bashkuar ( Top-jan, Topojan), i cili është një tregues i qëndrueshmërisë i përcjell në shekuj. Uniteti, vllazëria, shoqëria e pastër dhe nderi janë virtytet që i bashkon topojanasit. Më herët në kohë thuhej se Topojani dhe Brekija ishin një vllazëri dhe ndryshe njiheshin si mahalla e epërme dhe mahalla e poshtme, sot janë dy fshatrat më të mëdha të komunës së Topojanit.