Touchscreen
Një paisje e cila ka një ekran Touchscreen është një paisje e veçantë me një ekran të veçantë, ky ekran është i ndjeshëm në prekje , ndërsa kjo paisje është rezultat i bashkimit të një ekrani dhe një Digitizer, e cila lejon përdoruesit për të bashkëvepruar me një ndërfaqe grafike duke përdorur gishtat ose objekte të veçanta. Një ekran Touchscreen është në të njëjtën kohë edhe një pajisje hyrse dhe dalse.
Teknologjitë digitizers
RedaktoNjë ekran Touchscreen mund të realizohet me një gamë të teknologjive të cilatë ndryshoin shumë ndërmjet veti.
- Senzorve magnetikë: pra përmes ndikimit të fushave magnetike midis stilolapsit dhe tabletit, kjo është një ndërveprim me pajisjen.
- Infrared: ekranet Touchscreen në fillim perdornin rrezet e dritës infra të kuqe të projektuara në forme të një rrjeti me rreze horizontale dhe vertikale mbi siperfaqen e ekranit, në këtë mënyrë, me rastin e prekjes së ekranit, gishti i përdoruesit bllokon disa nga rrezet horizontale dhe vertikale. Kjo mundëson llogaritjen e kordinatave të pikes ku përdoruesi ka prekur ekranin.
- Përmes video kamerave: disa pajisje, të tilla si Microsoft Surface, duke shfrytëzuar një sistem të kamerave që zbulojë praninë e objekteve apo gishtatrinjëve në kontakt me sipërfaqen e ekranit.
- Ekrani kapacitiv: Ky lloj paraqitet tek shumica e pajisjeve moderne mobile si te ato me Android dhe iOS, përciell ndryshimin e kapacitetit të kondenzatoreve ne xhamin e ekranit të pajisjes mobile, i cili është i mbështjellë me një shtresë të hollë të oksidit të metalit nga jashtë. Në të katër skajet e ekranit aplikohet nje tension i cili shperndahet në formë të njetrajtshme për shkak të oksidit te metalit, kur gishti apo një tjetër material përques prek ekranin shkakton një ndryshim të kapacitetit në sipërfaqe, i cili lexohet nga një varg kondenzatorësh të vendosur në një pllake nën xhamin e ekranit.
- Ekrani rezistiv: i pranishëm në pajisjet moderne, është i perbëre nga dy shtresa te materialit konduktiv ashtu që kur një objekt shtypet në ekran vendoset kontakti që e lejon pajisjen të percaktoj pozicionin e objektit.
Teknologjitë e ndryshme kanë avantazhet dhe disavantazhet e ndryshme në varësi të llojit të përdorimit, lehtësinë e përdorimit dhe shpenzimeve.
Multitouch
RedaktoKa disa ekrane touchscreens të veçantë, Multitouch të aftë për të njohur praninë e shumë gishtave ose objekteve në ekran në të njëjtën kohë. Këto ekrane zakonisht përdorin teknologjitë resistive ose kapacitive, por si për teknologjitë tradicionale ekranet Touchscreen janë të shumtë dhe të ndryshëm, por këtyre teknologjive hardware-ike duhet të iu shoqërohet një software i menaxhimit që është në gjendje të interpretojnë sinjalet që rrjedhin nga ekrani.
Përhapja e ekraneve Touchscreen
RedaktoEkranat touchscreens janë veqanerisht të popullarizuar që nga vitet 80 në ekrana të pajisjeve të ndryshme me qëlim të përdorimit nga publiku, si p.sh. në ATM apo në sporteletë e informatcionit, gjithashtu nuk mungon në pajisjet profesionale sikurse HP-150. Vetëm nga vitet e hershme të shekullit XXI pajisjet me ekran touchscreen kan njohur suksesin e vërtet, falë zgjidhjeve në pajisje mobile si iPhone, Nintendo DS, satelitë të navigacionit, UMPC ose telefona mobil dhe smartphone të ndryshëm. Me përhapjen e këtyre pajisjeve dhe me rritjen e kërkesës, ekranet touchscreen janë vendosur në menyrë intenzive në një numër të madh të pajisjeve si PC tablet ose kompjuterët tablet. Edhe fusha e publikimeve ndjek trendin e informacionit ku kanë filluar të përdorin programe që lejojnë kontrollen direkt nga ekrani(sistemet virtuale të përditshme).