"Toulouse Business School" (Shkolla e Biznesit e Tuluzës, emri zyrtar është në anglisht) është një shkollë e lartë e administrimit të biznesit me komplekse universitare në Tuluzë, Paris, Londër, Barcelonë dhe Kazablanka të Marokut[1]. Ajo u themelua në vitin 1903 nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së atij qyteti[2] si Grupi i Arsimit të Lartë Këshëllimor (Enseignement Supérieur Consulaire, ESC). Emrin aktual e mban që prej vitit 2013.[2] Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tuluzës mban shumicën e aksioneve të shkollës dhe cakton presidentin e saj. TBS bën pjesë në sistemin e shkollave pasuniversitare të Francës (Grandes Écoles).[3]

Ajo mban vendin e 100-të në renditjen mbarëbotërore për Master në Administrim Biznesi (MBA) në Nivelet Ekzekutive[4]. TBS ofron studime doktorale (PhD) si dhe një sërë programesh Master në fusha të caktuara të menaxhimit si marketing, financë apo sipërmarrje.

Programet e saj janë trefish të akredituara nga sistemet ndërkombëtare AMBA, EQUIS dhe AASCB[5]. Shkolla numëron mbi 40000 ish-studentë në fushat e biznesit dhe politikës, ku përmendet Nicholas Todt (kreu ekzekutiv i ART Grand Prix-it, djali i presidentit aktual të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt)[6].

Shkolla është e njohur dhe për masterin që ofron në administrim të aviacionit (në partneritet me Shkollën e lartë kombëtare të aviacionit civil--École nationale de l'aviation civile)[7].

Referime

Redakto
  1. ^ (frëngjisht) Toulouse Business School amplifie sa stratégie internationale
  2. ^ a b "frëngjisht) Historiku i shkollës në faqen zyrtare TBC". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2015. Marrë më 22 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "(frëngjisht) Philippe Robardey est élu Président de Toulouse Business School" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 janar 2020. Marrë më 22 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ (frëngjisht) Pourquoi l'executive MBA de TBS est dans le top 100 mondial
  5. ^ (frëngjisht) TBS conserve sa triple couronne Arkivuar 24 nëntor 2015 tek Wayback Machine
  6. ^ (frëngjisht) Nicolas TODT Arkivuar 23 nëntor 2015 tek Wayback Machine
  7. ^ (frëngjisht) Comment Toulouse Business School et l’ENAC ont monté leur filière aéronautique

Lidhje të jashtme

Redakto