Trafikimi dhe prostitucioni i femrave…

HM Halime MorinaLupi

13.07.2009 • 17:32

0 Shares Informohu me lajmet e fundit në Messenger …shkelje e rëndë e dinjitetit dhe e drejtave njerëzore! Trafikimi me qenie njerëzore është dukuri relativisht të re në Kosovë. Megjithatë viteve të fundit ka marrë përmasa tejet shqetësuese nëse u bazohemi në statistikat e publikuara nga agjenci të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. Trafikimi me qenie njerëzore, kryesisht me qëllim të prostitucionit, ka shënuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit ndërkohë që përpjekjet për ta luftuar këtë dukuri, jo vetëm pasojat e saj, por edhe shkaqet që i paraprijnë dhe e mundësojnë atë, nuk kanë qenë në harmoni me intensitetin dhe dinamikën e zhvillimit të saj.