Trafiku Urban (TU) është ndërmarrje e transportit publik në pronësi të Komunës së Prishtinës.[1] Ajo operon me 15 linja në zonën urbane. Linjat operohen përmes një partneriteti publiko-privat. Në vitin 2016 Komuna e Prishtinës bleu 51 autobusë të rinj për qytetin, të prodhuar nga Iveco, në përpjekje për të modernizuar flotën.

Historia

Redakto

Trafiku Urban është themeluar më 1 prill 1976 nga Komuna e Prishtinës si kompani publike.[2] U zhvillua në vitin e zhvillimit të shpejtë të qytetit, kur u shfaqën lagje të reja, dhe banorë të rinj arritën në qytet. Autobusët nga viti 1976 ishin të pranishëm deri në vitin 1999, kur disa nga linjat u privatizuan. Në vitin 2016 Komuna e Prishtinës nënshkroi një marrëveshje me EBRD për të blerë autobusë të rinj për herë të parë që nga viti 1976. Si pjesë e marrëveshjes, ishte edhe Plan i ri i Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane. Që nga viti 2018, 51 autobusë të rinj veprojnë në 15 linja të sistemit të transportit urban, me planin që të riorganizohen në 20 linja deri në vitin 2019.[3]

15 linjat e tanishme të transportit të autobusëve në qytet bartin afërsisht 21.600.000 udhëtar në vit.[4] Numri pritet të rritet përmes zhvillimit nga Plani i ri i Lëvizshmërisë Urbane për qytetin.[5] Masat e marra për të zvogëluar përdorimin e makinave në qytet konsiderohet se kanë një ndikim të mirë në përdorimin e autobusit për banorët e qytetit, duke rritur potencialisht numrin e përdoruesve të sistemit të transportit.

Linjat urbane të autobusit

Redakto
Linja e autobusit Fillimi Përfundimi
1 Fakulteti Teknik Fushë Kosovë
1A Stacioni i Autobusëve Aeroport
2 Fakulteti Teknik Kastriot
3 Bregu i Diellit Bardhosh
3/A Mat Kodra e Trimave
3/B Rrethi i Spitalit Bardhosh
4 Bregu i Diellit Gërmi
5 Bregu i Diellit Sofali
6 Arbëria Rruga Malush Kosova
6/A Arbëria VIVA Market (përpara ETC)
7 Kolovicë 7 Mars (Emshir)
7/A Rruga Xhavit Ahmeti Rrethi i Madh
8 Prishtinë Butofc Spitali Qendror
9 Mat Gërmi
10 Hajvali Rreth Prishtinës

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "EBRD: Pristina Urban Transport Project". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2018. Marrë më 15 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Trafiku Urban, historik". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2018. Marrë më 15 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "SeeNews: Kosovo's Pristina opens urban mobility planning tender – EBRD". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2018. Marrë më 15 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Analiza e transportit publik në qytetin e Prishtinës. Ermal Sylejmani 2016
  5. ^ "KANË FILLUAR PUNËT NË HARTIMIN E PLANIT TË QËNDRUESHËM TË MOBILITETIT PËR PRISHTINËN. Prishtina Online, 2017". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2018. Marrë më 15 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto