Traktati i Kushtetutes për Evropën - TKE (referuar zakonisht si Kushtetuta Evropiane ose si Traktati Kushtetues) ishte një traktat ndërkombëtar i paratifikuar me qëllim krijimin e një kushtetute të konsoliduar për Bashkimin Evropian (BE). Qëllimi ishte që të zëvendësoheshin traktatet ekzistuese të Bashkimit Evropian me një tekst të vetëm, duke i dhënë fuqi ligjore Kartës së të Drejtave Themelore, dhe zgjerimit të Votimit të Shumicës së Kualifikuar në fushat e politikave të cilat më parë ishin vendosur me unanimitet midis shteteve anëtare.

Kushtetuta e Evropës
Ratifikimi i Traktatit Kushtetues për Evropën}}
  Po
  Po
  Po
  Jo
  Referendumi i anuluar
  Referendumi nuk është mbajtur

Traktati u nënshkrua më 29 tetor 2004 nga përfaqësuesit e 25 vendeve anëtare të atëhershme të Bashkimit Evropian. Ai u ratifikua më vonë nga 18 shtete anëtare, të cilat përfshinin edhe referendumet të cilat e miratuan atë në Spanjë dhe Luksemburg. Sidoqoftë, kundërshtimi i dokumentit nga votuesit francezë dhe holandezë në maj dhe qershor 2005 e stopoi procesin e ratifikimit.

Pas një periudhe reflektimi, Traktati i Lisbonës u krijua me qëllim të zëvendësimit të Traktatit Kushtetues për Evropën. Ky dokument përmbante shumë nga ndryshimet që u shprehën fillimisht në Traktatin Kushtetues për Evropën, por që u formuluan si ndryshime në traktatet ekzistuese. Nënshkruar më 13 dhjetor 2007, Traktati i Lisbonës hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009. [1] [2]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "The European Convention" (në anglisht). European-convention.eu.int. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2012. Marrë më 9 nëntor 2019.
  2. ^ "Penelope project on constitution" (PDF) (në italisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 gusht 2008. Marrë më 2012-01-01.

Linqe të jashtme

Redakto