Traktati i Nicës (BE)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Në qytetin francez Nicë (Nice), prej 7 deri 11 dhjetor të vitit 2000, u mbajt samiti i cili ne histori hyri si "Traktati i cili e dridhi Bashkimin Evropian". Pas kësaj mbledhjeje presidenti françez, Shirak (Chirac) deklaroi: "Brenda pak vjetesh UE-ja mund te rritet dyfish:.
Konkluzionet kryesore në këtë traktat ishin:
• T'i mundësohej hyrja valës së re të anëtarëve të rinj deri në qershor të vitit 2004.
• Të shtohej hapësira per miratimin e vendimeve te ndryshme në bazë të shumicës së kualifikuar të votës në krahasim me votimin unanim.
• Mundësia e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit, përfshirë edhe presidentin, në bazë të shumicës së kualifikuar të votës.
• Çeshtja e rregullimit te marrëdhënieve midis UE-se dhe NATO-s në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë.
Nga të gjitha këto konkluzione, vendimi kryesor ishte pranimi i shteteve të reja anëtare së paku gjashtë muaj më parë para të gjitha parashikimeve reale. Një vendim i tillë sigurisht që i kishte shtuar shpresën shteteve te cilat synojnë të anëtarësohen në Union.... Po ashtu edhe Unionit..., iu bë nje presion i panevojshëm në përgatitjen për pranimin e 12 shteteve të reja anëtare. Sidoqofte, edhe ne kete samit, anëtarët e UE-së paraqitën kërkesën për diferencimin midis shteteve aspiruese.
Shtetet anëtare u morën vesh që nga fundi i vitit 2002 te bisedohet seriozisht me dhjetë nga dymbëdhjete shtetet aspiruese lidhur me kushtet e anetaresimit të tyre, kështu që pritet që nga qershori i vitit 2004 edhe zyrtarisht ato të marrin pjesë në mbledhjet e UE-së.
Në këtë konferencë u diskutua edhe për votimin unanim, një çështje serioze, e cila për një kohë të gjatë e mundon UE-në. Ende nuk është definuar nëse vendimi unanim si teknikë është pozitiv apo negativ. Nga njëra anë kjo teknikë e ndihmon Unionin Evropian, duke i siguruar anëtarët e saj se ata janë të barabartë, por nga ana tjetër e pengon atë që të funksionoj si shtet federal. Historikisht eshte vertetuar se për shkak te konfliktit për interesa të shteteve të ndryshme anëtare është shumë vështirë dhe gati e pamundur për të votuar në mënyrë unanime për çështjet e rëndësishme. Për këtë rsye, në këtë mbledhje u bë një hap që për një numër më të madh të çështjeve të vendoset me shumicë votash (shumica e kualifikuar e votës).
Zërat që kritikonin se zgjerimi i Evropës në afatin e caktuar në Nicë ishte jo i arsyeshëm për shkak se as UE-ja dhe as shtetet aspiruese nuk ishin gati, u vërtetuan si të drejtë në qershor të vitit 2001. Me 7 te atij muaji, me ane te referendumit Irlanda e refuzoi traktatin e Nicës.
Tani i mbetet superfuqive (Francës dhe Gjermanisë) të gjejnë alternativën, sikurse ne rastin e Danimarkës, kur ajo me anë të referendumit i tha jo Traktatit te Mastrihtit.
Sipas te gjitha analizave te bëra deri tani, d.m.th. nese ky aktivitet vazhdon me tempo të njëjtë, pa pengesa apo presione integruese, tregojnë se UE-ja realisht do të jetë gati për të pranuar valën tjetër të anëtarëve nga viti 2005 dhe se numri i anëtarëve të rinj nuk mund të jetë më i madh se gjashtë.
(Integrimi i Evropes ne Ue)