Transaksion është termë i përdorur në shkencat ekonomike.

Transaksionet (ang.: transaction) janë veprime me ane të të cilave sigurohet kalimi i të drejtave dhe detyrimeve pronësore nga njeri pronar tek tjetri.[1].

Një transaksion financiar është një marrëveshje, komunikim, ose lëvizje që kryhet mes një blerësi dhe një shitësi për të shkëmbyer një produkt,sherbim etj në këmbim të një pagese. Ajo përfshin një ndryshim në statusin e financave të dy ose më shumë biznese apo individëve. Blerësi dhe shitësi janë entitete të ndara, shpesh përfshijnë shkëmbimin e sendeve me vlerë, të tilla si informacioni, mallra, shërbime dhe të holla. Transaksioni quhet edhe momenti ku mallrat shkëmbehen në një kohë, dhe paratë në një tjetër. Kjo është e njohur si një transaksion me dy pjesë: pjesa e parë është duke i dhënë paratë, pjesa e dytë është e pranimit të mallrave.

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Kontrolli dhe Auditimi i brendshëm Arkivuar 9 maj 2007 tek Wayback Machine Gjon Ndreja, ITAP-Shqipëri dok. në internet, prill 2007