Transmetimi publik
Transmetimi publik përfshin radion, televizionin dhe metodat e tjera të emetimit medial që kanë për detyrë shërbimin publik. Transmetuesit publikë financohen nga burime të ndryshme si tarifat me licencë, kontributet individuale, financimi publik, dhe financimi privat. Këta janë të paanshëm ndaj ndërhyrjes politike apo ndikimit komercial.[1][2]
Mediumet ku hasen transmetuesit publikë janë televizioni, radioja AM dhe FM dhe interneti. Transmetuesit publikë mund të operohen në nivel kombëtar apo në nivel lokal, varësisht nga shteti apo stacioni. Në disa shtete drejtohen të gjithë transmetuesit publikë nga një organ. Disa shtete kanë organizata të ndryshme transmetuese që veprojnë në rajone dhe në gjuhë të ndryshme. Përgjatë historisë, transmetimi publik ka qenë dikur forma kryesore apo edhe e vetme e transmetimit në shumë shtete (duke përjashtuar në veçanti Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Meksikën). Transmetimi komercial tani ekziston në shumicën e këtyre shteteve; numri i shteteve me vetëm transmetues publikë ka rënë jashtëzakonisht përgjatë fundit të shekullit XX.[nevojitet citimi]
Përkufizimi
RedaktoMisioni kryesor i transmetimit publik është ai i shërbimit publik, i të folurit dhe të angazhuarit si një qytetar. Nëpër definime i referohet më së shumti modelit britanik. Modeli i mishëron këto principe:
- Qasja universale gjeografike
- Interesi universal
- Vëmendja ndaj minoriteteve
- Kontributi ndaj identitetit kombëtar dhe ndjenjës së komunitetit
- Distanca ndaj interesave të fshehta
- Financimi direkt dhe universaliteti i pagesës
- Konkurrimi në programacion të mirë e jo në shifra
- Udhëzimet që çlirojnë më shumë sesa që kufizojnë
Sado që ushtrimi në praktikë i disa prej këtyre principeve mund të jetë i drejtpërdrejtë, si në rastin e qasshmërisë, disa prej principeve mund të kenë definime të dobëta apo mund të jenë të vështira të implementohen. Në kontekstin e një identiteti të ndryshueshëm kombëtar, roli i një transmetuesi publik mund të jetë i paqartë. Njashtu, natyra e programacionit të mirë mund ta çojë pyetjen e shijes publike apo individuale.
Brenda transmetimit publik ka dy pamje të ndryshme rreth aktivitetit komercial. E para është që transmetuesi publik nuk është përputhet dot me synime komerciale. E dyta është që transmetuesi publik mundet dhe duhet të garojë në treg me transmetuesit komercialë. Kjo dikotomi nënvizohet nga aspektet e shërbimit publik të transmetuesve tradicionalë komercialë.
Transmetuesit publikë nën cilindo ligj munden apo jo të jenë njëkuptimësh me transmetuesit e kontrolluar nga qeveria. Në disa shtete, transmetuesit publikë nuk ndëshkohen nga qeveria për pikëpamje kundërshtuese dhe kanë financim të pavarur, prandaj shijojnë pavarësi editoriale.[nevojitet citimi]
Referime
Redakto- ^ "Public Service Broadcasting". UNESCO (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2022-03-21. Marrë më 2023-08-09.
- ^ "LIGJI NR. 04/L-046 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS". Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2023. Marrë më 14 gusht 2024.