Tregime është vëllimi i parë me tregime i shkrimtarit Anton Pashku. U botua në vitin 1961.

Tregime
AutorAnton Pashku
Gjuhashqip
BotoiJeta e Re

Përmbajtja

Redakto

Gjashtë vjet nga botimi i tregimit të parë Në gjiri më 1955, në revistën letrare Jeta e Re, po kjo revistë ia botoi librin e parë me tregime. I strukturuar në dy cikle, libri i parë ka një strukturë simetrike prej dhjetë tregimesh si dhjetë rrëfenja simbolike e simboliste.[1]

Cikli i parë i tregimeve rrëfen luftën, cikli tjetër dashurinë. Lufta shihet e shkruhet ndryshe nga autorë të tjerë të asaj periudhe, ose më vonë, aty nuk ka himnizime, as heroizma, po një psikonarracion prej perspektivës retro dhe intro.[1] Lufta demitizohet përballë njeriut- kafshë siç ndodh te koleksionisti i kafkave në tregimin Vdekja Solemne.[2]

Cikli i dytë fillon me tregimin e njohur, Nën qarr po rrinte vasha, në të cilin derdhet tërë fuqia e shprehjes dhe e mendimit, duke konstruktuar edhe një tregim përbrenda tregimit, për kërkimin, mallin për të panjohurën në mes të Dilës dhe Delisë.[3]

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Gashi, Agron (2020). "ANTON PASHKU: TREGIMI I PARË, RRËFIMI I FUNDIT". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 26. Prishtinë: ASHAK.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Gashi 2020, p. 308-309
  2. ^ Gashi 2020, p. 310
  3. ^ Gashi 2020, p. 310