Tregimet e Ballofcit
Tregimet e Ballofcit është vepër e autorit Zejnullah Rrahmani, botuar në vitin 2008.
Autor | Zejnullah Rrahmani |
---|---|
Gjuha | shqip |
Botoi | Faik Konica |
Përmbajtja
RedaktoTregimet e Ballofcit, të cilat si pikënisje kanë toposin dhe kohën historike, të mbledhisë së pleqve të Ballofcit, vendlindja e autorit, në Prishtinë, zgjerojnë gamën e rrëfimeve fantastike e transcendentale duke e harruar kohën e tanishme historike, për të hyrë në bartjen e risemantizimin e rrëfimeve legjendare të kohëve të shkuara nëpërmjet gojës së këtyre pleqve. Zejnullah Rrahmani rikujton vendlindjen, pleqtë e tij, duke hyrë ne eidosin e rrëfimeve të tyre, për t’u shndërruar në autor të rrëfimeve të rrëfyera. Por rrëfimet e rrëfyera paraqesin një gnoseologji të kodit mitologjik, i cili nënkupton ndërlidhjen e zërave të pleqve shqiptarë, zërave të vendlindjes së tij më masën e hatashme të narracioneve, të cilat burimësinë e kanë në provinienca të shumta kulturore lindore e perëndimore.[1]
Tregimet e Ballofcit problematizojnë edhe dilemën e madhe platoniane të jetës më të gjatë të tekstit – rikujtesës apo të folurit – kujtesës.[1]
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Krasniqi, Nysret (2019). "A/Z". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.
Referime
Redakto- ^ a b Krasniqi 2019, p. 167-168.