Tregu i Telekomunikacionit
Hyrje
RedaktoRëndësia e sektorit të telekomunikacionit është e njohur jo vetëm për shkak të zhvillimit të tij të shpejtë, por edhe si përshpejtues i pakontestueshëm në zhvillimin e ekonomive të tjera, e në veçanti të inovacioneve dhe shoqërisë së informacionit. Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), me qëllim të informimit të operatorëve dhe ofruesve të liçensuar dhe atyre potencial të shërbimeve të telekomunikacionit, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, ka hartuar këtë Raport për gjendjen në tregun e telekomunikacionit, i cili përmban treguesit kryesor të Tregut të Telekomunikimeve.
TELEFONIA FIKSE
RedaktoTregu i Telefonisë fikse në Republikën e Kosovës po zhvillohet me ritme tejet të ngadalësuara. Porse dukuria e njëjtë po ngjan edhe në shtetet rajonale dhe ato evropiane gjatë viteve të fundit është vërejtur një ngadalësim, e sidomos në rritjen e penetrimit dhe në të hyrat e përgjithshme. ART-ja deri më tani ka liçensuar tre operatorë për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese fikse në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Operatorët në fjalë janë: PTK–Telefonia Fikse (Telekomi i Kosovës TK), i liçensuar me datën 30.07.2004, IPKO, i liçensuar me datën 08.09. 2006, dhe KONET, i liçensuar me 2 shkurt të vitit 2009. Prania e tre operatorëve në tregun e telefonisë fikse (dy aktiv duke ofruar shërbime, ndërsa KONET ofron linja me qera), na jep të kuptojmë se kemi të bëjmë me një liberalizim të plotë të shërbimeve të telefonisë fikse. Krahasuar me ritmet e zhvillimi e tregut të telefonisë mobile në Republikën e Kosovës, telefonia fikse edhe përkundër investimeve të bëra në këtë sektor, niveli i mbulimit të territorit dhe popullsisë është shumë i vogël, e si faktor kryesorë për shtrirjen e ulët të shërbimeve të telefonisë fikse në tërë territorin e Republikës së Kosovës mund të jenë: kompleksiteti i punëve, nevoja për investime të mëdha, kërkesa e ulët për shërbime të tilla, etj.
TELEFONIA MOBILE
RedaktoMomentalisht nё Kosovë ekzistojnë dy operatorë tё liçensuar tё telefonisë mobile (Standardi GSM 900/1800): PTK/Vala i liçensuar më dt. 30 korrik 2004 (ART Nr.Prot.111/04) me periudhë vlefshmërie prej 15 vite, dhe IPKO Telecommunications LLC (“IPKO”) i liçensuar më dt. 06 mars 2007 (ART Nr.Prot.77/07) me periudhë vlefshmërie prej 15 vite, krahas dy operatorëve të liçensuar MNO (Mobile Network Operator) të përmendur me lartë, janë liçensuar edhe dy operatorë tjerë mobil virtual (MVNO)9
Dukagjini Telecommunications sh.a. (D3mobile) i liçensuar më dt. 24 qershor 2008 (ART Nr.Prot. 124/08) me një periudhë vlefshmërie prej 15 vite; Dardafon.net L.L.C. (Z Mobile) i liçensuar më dt. 12 qershor 2008 (ART Nr.Prot. 112/08) me një periudhë vlefshmërie prej 15 vite. 4.1. Përdoruesit e telefonisë mobile Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të gjashtë-mujorit të parë (TM2-2012) ka arritur në 1,522,841. Nga fig. 22 vërehet një trend luhatës i përdoruesve, porse krahasuar me TM2-2011, TM2-2012 ka shënuar një rritje prej 112,197 përdoruesish apo një rritje prej 7.37%.
INTERNETI
RedaktoQasja në internet për qytetarët e Republikës së Kosovës ofrohet nga 48 ndërmarrje të liçensuara, 5 prej tyre kanë qasje të drejtpërdrejt në daljet ndërkombëtare ‘International Gateway’, dhe u ofrojnë qasje në rrjetin e internetit të ISP-ve më të vogla, të cilët veprojnë në rajone të ndryshme të Kosovës.Sipas të dhënave zyrtare më të fundit të raportuara nga operatorët, numri i familjeve që kanë qasje në Internet me brez të gjerë është afërsisht 48.45%
Referimet
Redakto
http://www.art-ks.org/repository/docs/Pasqyre%20e%20tregut%20te%20Telekomunikacionit%20TM1%20dhe%20TM2-2012.pdf[lidhje e vdekur]
Ipko - Në Kosovë
www.ipko.com