Tregu valutor dhe kurset e këmbimit.

Tregu valutor është një nga tregjet përbërës të tregut ndërkombetarë dhe realizohet nëpërmjet këmbimit të të mirave me ndërmjetësimin e parasë. Tregu valutor përfaqëson një treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase me valutat e huaja. Si në çdo treg tjetër, çmimi ose kursi i këmbimit përcaktohet nga kërkesa dhe oferta për atë valutë që po këmbehet. Për të blerë një të mirë në Britaninë e Madhe duhet ta paguajmë me paundin britanik (GBP) ose me vlerën ekuivalente të tij në Euro (EUR) apo të valutës sonë LEK. Pra, këmbimi i valutave lind si një domosdoshmëri për të realizuar këmbimin e mallrave. Valutat e ndryshme këmbehen në tregun valutor në bazë të kursit të këmbimit, i cili paraqet çmimin e një valute të shprehur në një valutë tjetër. Kursi i këmbimit mund të shprehet si një cim i valutës vendase në terma të valutës së huaj. p.sh 1EUR=140LEK, çka do të thotë se 1 Euro mund të këmbehet me 140 Lek, pra çmimi i valutës 1 Euro është 140 Lek.

Faktorët që përcaktojnë kërkesën dhe ofertën për valutën vendase në raport me valutën e huaj janë të shumta. p.sh kërkesa për lekë vjen nga njerëzit që kanë nevojë për to për të blerë mallra shqipëtare, kurse oferta për lekë vjen nga njerëzit që blejnë mallra dhe sherbime në një vend tjetër. Kurset e këmbimit lindin si domosdoshmëri për të këmbyer mallra apo shërbime nga vendi ynë drejt vendeve të tjera. Kursi i këmbimit përfaqëson çmimin e një valute të shprehur në një valutë tjetër, dhe mund të shprehet si çmim i valutës vendase në terma të valutës së huaj, p.sh 1USD=120 LEK. Tregu valutor përfaqëson një treg specifik, ku realizohen këmbimi i valutës vendase me të huaja. Ashtu si në çdo treg tjetër, çmimi përcaktohet nga forca e kërkeses dhe e ofertës në këtë treg.


Njihen dy lloje kursi këmbimi:

  • Kurse fikse këmbimi- ky lloj sistemi ka qenë mbizotërues deri ne vitin 1973 sipas marrëveshjes Bretton-Ëood. Kurset fikse të këmbimit përcaktohen zyrtarisht nga shteti dhe janë relativisht të pandryshueshme. Niveli i tyre ruhet nëpërmjet Bankës Qëndrore, e cila shet apo blen valutë të huaj, sipas nevojave të tregut valutor.
  • Kurse fleksibël këmbimi-përcaktohet direkt nga forcat e tregut. Ato ndryshojnë sa herë ndryshojnë edhe faktorët që përcaktojnë kërkesën dhe ofertën për valutën vendase në treg. Shteti mund të ndërhyje në tregun valutor për të ndikuar kurset e këmbimit, nëse ato dalin jashtë kufinjve të dëshirueshëm që quhet zonë objektive.