Trembëdhjetë male më këmbë
Trembëdhjetë male me këmbë është këngë popullore polifonike shqiptare.
Teksti
Redakto- Trembëdhjetë male në këmbë
- trembëdhjetë Bilbilenjtë
- trupat varur në Janinë
- nami vajtur në Dovlet
- Kurvelesh ç’i bëre djemtë?
- Bilbinjtë trembëdhjetë
- vanë në litare vetë
- e vanë në litare vetë
- si ata trimat me fletë
- si ata trimat me fletë
- I rrite me halle shumë
- pa rritur i bëre burra
- me aromë trëndeline
- me ujë pirë nga gurra.
- Bilbinjtë trembëdhjetë
- vanë në litare vetë
- e vanë në litare vetë
- si ata trimat me fletë
- si ata trimat me fletë
- Një emër trimi u vure
- se trimat një emër kanë
- besë e nder i dhanë flamurit
- trimat në litarë vanë
- fol bilbil Shakua një fjalë.
- Bilbinjtë trembëdhjetë
- vanë në litare vetë
- e vanë në litare vetë
- si ata trimat me fletë
- si ata trimat me fletë
- Dale bej të dredh cigarë
- dal të hedh çepenë mbi ballë
- dal të puth shokët me rradhë
- dal të shoh një herë vatanë.
- për ta malli do më marrë.
- Bilbinjtë trembëdhjetë
- vanë në litare vetë
- e vanë në litare vetë
- si ata trimat me fletë
- si ata trimat me fletë