'Tribuna është vend i ngritur, zakonisht në krye të një salle, ku rri presidiumi dhe ku flet ai që mban para të tjerëve një fjalim, një raport etj. Gjithashtu tribuna është vend i ngritur e i zbukuruar para një sheshi, ku rrinë udhëheqësit dhe të ftuarit gjatë parakalimit në ditët e festave zyrtare ose gjatë manifestimeve sportive, folklorike etj, gjithashtu është vend i ngritur në mes të një sheshi, ku japin shfaqje grupet artistike, pjesa qendrore për shikuesit në një stadium, zakonisht e mbuluar.

Tribuna ka kuptimin edhe të një organi, gazete, reviste etj., që zhvillon një veprimtari të shfaqur dhe që përfaqëson këtë veprimtari; shprehëse është mbrojtëse e fuqishme e një çështjeje të madhe, e të drejtave të popullit. Janë të njohur termet Tribunë e gjallë. Tribunë luftarake. Tribunë e popullit. Tribuna e punëtorëve. Tribuna e letrarëve. Tribunë e edukimit revolucionar etj.

Shih edhe

Redakto


Kjo faqe bën kthjellimin e titujve që kanë për bazë Tribuna.
Nëse një lidhje e brendshme ju solli këtu, ju lutemi, ndryshojeni lidhjen në fjalë që të ridrejtojë direkt te faqja e duhur.