Tru të skuqur
- Trutë e zier dhe të ftohur priten në feta të holla u shtohen kripë, piper, lyhen me miell dhe skuqen në tigan me vaj të nxehtë. Trutë e skuqur shoqërohen me patate të skuqura, me sallata të ndryshme ose pa garniturë duke i vënë një fetë limoni.
- Për 4-5 persona duhen:
- tru 500 g, qepë 1 kokërr, karota 2 copë, uthull 2-3 lugë gjelle, vaj 1-2 filxhanë kafeje, dhe patate sipas dëshirës.