Tru të skuqur me vezë
- Trutë e zier e të ftohur priten në feta të holla, u hidhen kripë, piper, lyhen me miell, kalohen në vezë dhe skuqen në yndyrë të nxehtë. Trutë e skuqur mund të nxirren me patate të skuqura ose pa garniturë duke i shoqëruar me një fetë limoni ose me sallata të ndryshme të stinës.
- Për 4-5 persona duhen:
- tru 500 g, qepë 1 kokërr, karota 2 copë, uthull 2-3 lugë gjelle, kripë, piper, dafinë, miell 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, vaj 1-2 filxhanë kafeje dhe patate për të skuqur sipas dëshirës.