Tuma e Shuecit
Në fshatin Shuec të rrethit të Korçës, që ndodhet buzë liqenit të Prespës së Vogël, tek vendi që njihet me toponimin “Gjembi” ngriheshin dy tuma, të cilat vendasit, nisur nga madhësia e tyre, i kishin quajtur “Gjëmbi i madh” dhe “Gjëmbi i vogël”. Këtë emërtim, e kanë marrë meqenëse ishin mbuluar me një bimësi të dendur e mbi to ngriheshin drurë të lartë. Gjatë gërmimit nga arkeologët ato u emërtuan përkatësisht si Tuma I e Tuma II.
Historiku
RedaktoTumat janë fiksuar për herë të parë nga arkeologu Petrika Lera gjatë një ekspedite përnjohëse që ai ka kryer në vitin 1973. Për një periudhë kohe të gjatë ato kanë qenë mbuluar me ujë e prej tyre ruheshin vetëm majat e drurëve që lartësoheshin mbi to, ndonëse në vartësi të ndryshimit të nivelit të ujit të liqenit, herë-herë ato kanë qenë edhe të dukshme.
Gërmimet në tumat e Shuecit filluan për herë të parë në vitin 1990 dhe u përqendrua në hapjen e tumës më të madhe, tumës I, në këtë tumë u gjetën 68 varre.[1]
- ^ Andrea Zhaneta. Tuma I e Shuecit (Rrethi i Korçës). Rezultatet e fushatës së parë të gërmimeve. Iliria, vol. 34, 2009. fq. 223-279 ;