Tumat e Kuçit të Zi
Tumat e Kuçit të Zi u shënuan për herë të parë në harten arkeologjike të zonës së Korçës gjatë ekspeditës informative qê u krye nga sektori i arkeologjisë të Institii të Historisë, në verën e vitit 1967.
Fshati Kuç i Zi shtrihet në krahun e djathtë të rrugës automobilistike që të çon për në Bilisht, rreth 7 km. larg qytetit të Korçës. Né fushën përballë fshatit, né vendin e quajturara në "arat e lisi" ngriheshin dy tuma që njiheshin nga vendasit me emrin "Xhimgëzat".
Numri fillestar i tumave ka qenë më i madh, por është vështirë të përcaktohet me saktësi, meqënëse territori përreth kultivohet prej vjetësh dhe disa prej tyre janë shkatërruar. Dëshmi për këtë janë gurët e shumtë të varreve, fragmentet e enëve të thyera dhe objekte të ndryshme metalike që gjenden të shpërndara nëpër fushë, jo shumë larg tumave ekzistuese.
- ^ Andrea Zhaneta. Tumat e Kuçit të Zi .Iliria, vol. 6, 1976. fq. 165-233