Tunë Prekpalaj, lindi në vitin 1948 në Kosovë është shkrimtar shqiptar.

Biografia

Redakto

Tunë Prekpalaj lindi në vitin 1948 në Zym, Prizren (Kosovë). Studjoi Albanologji në Univerzitetin e Shkupit (Maqedoni), sutudjoi Filozofinë në Universitetin "Urbaniana, De Propaganda Fide" në Romë dhe në Univerzitetin e Padovës (Itali), ku edhe u proklamua "dottore in filosofia". Më heret, në bashkëpunim me disa profesorë të filozofisë të Universitetit të Zagrebit, shkroi një libër mbi Estetikën,"Umjetnost i revolucija" (Arti dhe revolucioni). Hartoi fjalorin e parë Albanees - Nederlands / Nederlands - Albanees (Holandisht - Shqip / Shqip - Holandisht) pesë herë me plotsime. I publikuar tek shtëpia botuese Eburon, Delft (Holandë). Publikon në llojlloj gazeta dhe revista holandeze dhe revista shqipe, si rrjedh: "De Volkskrant Magazine", "Trouw", "Algemeen Dagblad", "HN", në revistën letrare holandeze dhe belge "Schoon schip", "Utrechts Nieuwsblad", "Gooi en Eemlanden", "Indirect", në "Fjala" (Kosovë) "Flaka e Vëllazërimit" (Maqedoni), në "Rilindja" (Kosovë)"Zemra shqiptare" etj. .. Kurse mbi Prekpalaj kanë shkruar revistat, si rrjedh: "Algemeen Dagblad", "Trouw", "Indirect", "Utrechts Nieuwsblad", "Soester Courant", "Fer Press", "Teuta", "Bota Sot" "Shkëndija", "Illyria" (SHBA).

Në romanin - i shkruar në holandisht - nga autori Tunë Prekpalaj : "Kosova: Een schreeuw van Ilir" ("Kosova: Një britmë e Ilirit") personazhi kryesor, Iliri, iku nga dhuna në Kosovë dhe gjeti vend në Holandë. Ai këtu shpreson se Parajsa e Perëndimit do t'ia zhdukin trishtimet. Erdhi në një mes ku tjetërsimi njerëzor kahere është përplasur. Iliri rrethë vetes sheh një botë plot egoizëm, vetmi dhe një ndarje në mes të popujve. Ai gjithnjë e më tepër ballafaqohet me ngjarjet e tmerrshme që po ndodhin në Kosovë, ku realiteti nuk mund të paramendohet me vet realitetin. Iliri mendon në mënyrë kritike për gjith përjetimet e tij dhe për transformimin e realitetit. Ai ka këtu një kadër të referencës: njoha dhe veprimet filozofike, njohja e poetëve dhe - më tepër - kultura shekullore e Shqiptarëve pasardhës të Ilirëve, populli më i vjetër i Ballkanit. Këto i japin ushqim dhe mburrim për identitetin e tij. Tjetërsimi Ilirit ia çel sytë dhe e bënë ate të vetëvetdijshëm: e kupton se ai është ate çka s'është dhe se duhet të bëhet në thelb çka është. Në këtë libër Prekpalaj fut disa mendime të thella filozofike.