Twitch
Twitch është një shërbim amerikan i transmetimit të drejtpërdrejtë me fokus në transmetimin e video lojërave, duke përfshirë garat e esporteve, krahas tjerash transmetimi i muzikës, përmbajtjes kreative, dhe emisione të "jetës reale". Twitch vepron në kuadër të Twitch Interactive, një filiale e kompanisë Amazon.[1] Ai u paraqit në qershor 2011 si devijim i platformës gjeneraliste të transmetimit Justin.tv.[2] Përmbajtja në Twitch mund të shikohet drejtpërdrejt, ose më vonë përmes VOD. Lojërat e shfaqura në ballinën e tanishme të Twitch-it renditen sipas preferencës së publikut dhe përfshijnë zhanret si lojërat e strategjisë në kohë reale (RTS), lojërat luftarake, lojërat garuese, dhe lojërat me të shtëna (first-person shooter).[3]
Webfaqja | twitch.tv |
---|---|
Komercial | Po |
Tipi i faqes | |
Regjistrim | Opsional |
Pronari | Amazon.com, Inc. |
Lëshuar më | 6 qershor 2011 |
Gjendja e tanishme | Aktiv |
Popullariteti i Twitch-it e mbuloi plotësisht atë të homologut gjeneralist. Në tetor 2013, webfaqja pati 45 milionë shikues unikë[4], dhe deri në shkurt 2014 u konsiderua burimi i katërt më i madh i trafikut online në SHBA. Megjithatë kompania prind e Justin.tv u ribrendua si Twitch Interactive për ta reflektuar atë ndryshim fokusi — Justin.tv u mbyll në gusht 2014.[5] Po atë muaj, shërbimi u ble nga Amazon për 970 milionë dollarë amerikanë,[6][7] që solli më vonë bashkëveprimin e tij me Amazon Prime, shërbimin e tij me abonim. Twitch bleu në 2016 Curse LLC, një operator të komuniteteve online rreth video lojërave,[8] dhe solli mënyra për t'i blerë lojërat përmes lidhjeve në transmetime bashkë me një program që i lejoi transmetuesve të marrin komisione mbi shitjet e lojërave që i luajnë.
Kah viti 2015, Twitch pati më shumë se 100 milionë shikues në muaj.[9] Në 2017, Twitch ishte prijës i shërbimeve për transmetimin e video lojërave në SHBA, dhe pati avantazhin mbi YouTube Gaming, që e mbylli aplikacionin vetanak në maj 2019.[10][11][12] Që prej shkurt 2020[update], Twitch pati 3 milionë transmetues aktiv çdo muaj, me 15 milionë përdorues aktiv çdo muaj dhe afro 1.4 milionë përdorues njëkohësisht.[13][14] Që prej maj 2018[update], Twitch pati mbi 27,000 kanale partnere.[13][15] Që prej tetor 2023[update], Twitch ishte webfaqja e 37-të më e vizituar në botë, me 20.26% të trafikut duke ardhur nga SHBA, pastaj 7.08% nga Gjermania, dhe 5.49% nga Koreja Jugore.[16][17]
Referime
Redakto- ^ Wawro, Alex (25 gusht 2014). "Amazon to acquire Twitch" [Amazon për t'a blerë Twitch]. Gamasutra (në anglisht). UBM plc. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014.
- ^ Alex Wilhelm (6 qershor 2011). "TwitchTV: Justin.tv's killer new esports project" [TwitchTV: Projekti i ri dhe i kalltë i esporteve nga Justin.tv]. The Next Web (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2018. Marrë më 18 qershor 2018.
- ^ Mao, Eric (2022-07-03). "The effectiveness of event marketing in an attention economy: Findings from Twitch live-stream esports tournament events" [Efikasiteti i reklamimit të eventeve në një ekonomi vëmendjeje: Gjetjet nga eventet e turneve esportive të transmetuara në Twitch]. Journal of Media Economics (në anglisht). 34 (3): 194–211. doi:10.1080/08997764.2022.2115503. ISSN 0899-7764. S2CID 251830207. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ Ewalt, David M. (2 dhjetor 2013). "The ESPN of Videogames" [ESPN-i i Video Lojërave]. Forbes (në ej). Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2017. Marrë më 17 shtator 2017.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ Truong, Alice (10 shkurt 2014). "As Twitch Grows, Justin.tv Inc. Is Renamed Twitch Interactive" [Teksa Rritet Twitch, Justin.tv SHPK Riemërtohet Twitch Interactive]. Fast Company (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ "A Letter from the CEO, August 25, 2014" [Një Letër nga Kryeshefi Ekzekutiv, 25 gusht 2014]. Twitch Blog (në anglisht). 25 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014.
- ^ Kim, Eugene (26 gusht 2014). "Amazon Buys Twitch For $US970 Million In Cash" [Amazon Blen Twitch për 970 Milionë Dollarë në Para të Gatshme]. Business Insider Australia (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2018. Marrë më 16 nëntor 2018.
- ^ Hall, Charlie (16 gusht 2016). "Twitch to acquire Curse" [Twitch për ta blerë Curse]. Polygon (në anglisht). Vox Media. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2016. Marrë më 16 gusht 2016.
- ^ Needleman, Sarah (29 janar 2015). "Twitch's Viewers Reach 100 Million a Month" [Shikuesit e Twitch-it Arrijnë 100 Milionë në Muaj]. The Wall Street Journal (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2017. Marrë më 4 gusht 2017.
- ^ Robertson, Adi (27 maj 2019). "The YouTube Gaming app is shutting down this week" [Aplikacioni YouTube Gaming mbyllet këtë javë]. The Verge (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2019. Marrë më 1 shkurt 2022.
- ^ Gonzalez, Oscar (28 maj 2019). "Google to shut down YouTube Gaming app on May 30" [Google për të mbyllur aplikacionin YouTube Gaming më 30 maj]. CNET (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2022. Marrë më 1 shkurt 2022.
- ^ Perez, Sarah (18 shtator 2018). "YouTube to shut down standalone Gaming app, as gaming gets a new home on YouTube" [YouTube për ta mbyllur aplikacionin vetanak Gaming, teksa video lojërat gjejnë shtëpi të re në YouTube]. TechCrunch (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2022. Marrë më 1 shkurt 2022.
- ^ a b "55 Amazing Twitch Stats and Facts" [55 Statistika dhe Fakte të Mahnitshme për Twitch]. DMR (në anglisht). 15 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2018.
- ^ Perez, Sarah (26 prill 2018). "Twitch solidifies its lead with viewership up 21% in Q1, while YouTube Gaming drops" [Twitch ngurtëson epërsinë e vet në shikueshmëri për 21% në tremujorin e parë, ndërsa YouTube Gaming bie]. TechCrunch (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2018. Marrë më 2 shtator 2018.
- ^ "Audience | Twitch Advertising" [Publiku | Marketingu Twitch]. twitchadvertising.tv (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2018. Marrë më 11 dhjetor 2018.
- ^ "twitch.tv". similarweb (në anglisht). 30 tetor 2023.
- ^ "Top Websites Ranking" [Top Lista e Webfaqeve]. Similarweb (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2022-02-10. Marrë më 2021-12-01.
Lidhje të jashtme
Redakto- Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Twitch