Udhërrëfyes i pronarëve dhe i pronave në Krahinën e Vlorës
"Udhërrëfyesin e Pronarëve dhe Pronave në Krahinën e Vlorës" botim nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Prof. Dr. Petrika Thëngjilli. Botuar në Tiranë nga "Ada", në vitin 2006. ISBN 99943-865-4-9
Prof. Dr. Petrika Thëngjilli është një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Arkivit Qendror Shtetëror prej shumë vitesh. Ai si një ndër historianët më me zë të periudhës së Mesjetës e Rilindjes shqiptare, por edhe njohës shumë i mirë i gjuhës osmane, ka aaritur të shqipërojë me mjaft profesionalizëm disa prej Regjistrave të pronave të periudhës osmane për qytetin e Vlorës. Ky punim është pa dyshim një ndihmesë e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore e shkencore të Vlorës, si dhe për të gjithë studiuesit e periudhës së sundimit osman në Shqipëri. Punimi i Prof. Dr. Petrika Thëngjilli veçse është një vepër me karakter njohës që përmban vlera gjuhësore, historike, juridike pronësore dhe administrative, është dhe një botim tipik artistik që publikon pasurinë arkivore dhe ndimon lexuesin që nëpërmjet treguesve të mbërrijë tek burimi. Ky botim plotëson pasurimin e historisë dhe të kulturës së Vlorës.