Ujërat arteziane
Uji artezan është ujë nëntokësor në rrethana të veçanta gjeologjike dhe tektonike, që gjendet në zonën ndërmjet shtresave joujëlëshuese, më së shpeshti në sinklinale, fleksuara, monoklinale, seri të pjerrëta fundërresore etj. Zona e ujit artezian në njërën anë pjesë gjendet në vendin ku ndërmjet shtresave të shkëmbinjëve joujëlëshues zona ujëmbajtëse del në sipërfaqe dhe ushqehet me ujëra atmosferike. Uji artezian gjendet nën shtypje hidrostatike dhe, kur të shpohet toka deri tek ai, rëndom del në sipërfaqe me vrull is curril. Ujërat arteziane gjenden në fushën e Dukagjinit, të Tiranës, të Korçës, në Fushën e Kuqe, në Myzeqe etj.Gjenden më tepër në hapësirën mes Gurakocit ,Vrellës , Istogut dhe në rrethinën e Prizrenit ,ana verilindore. Për furnizim të popullsisë me ujë kanë rëndësi ujërat në aluvionet e lumenjve .Më parë në Kosovë ,pjesa më e madhe e popullsisë rurale furnizohej me ujë nga bunarët ose ndryshe puset në thellësi të ndryshme , në luginat lumore dukshëm më të cekët , ndërsa në terraca dhe rrafshet liqenore dukshëm më të thellë . Me rritjen e popullsisë në qytete dhe në fshatra dhe shtimin e nevojave për ujë ,po bëhen përpjekje të sigurohensasi me te mëdha uji nga ujërat nëntokësore,si me hapjen e bunarëve me nisma individuale,ashtu edhe me nisma politike,e shoqërore .Përdorimi gjithnjë më i madh i ujërave në aluvionet e lumenjve duhet të na obligojë të kemi kujdes më të madh që lumenjt tanë të mos ndoten ...